LIVE/ Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit, 6 të plagosur, IDF hakmerret. Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet, rritet sërish nafta 24/03 14:33
Një zëdhënës i Komandës Supreme Ushtarake të Iranit ka deklaruar se forcat e armatosura iraniane do të vazhdojnë luftën “deri në fitoren e plotë”.
Komandanti i Shtabit Qendror të Iranit, Abdolrahim Mousavi Abdollahi, theksoi se ushtria mbetet plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e vendit, duke vepruar nën udhëheqjen e Udhëheqësit Suprem, Mojtaba Khamenei.
Ai shtoi gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump “e kuptoi realitetin në terren dhe u bllokua në moçalin e luftës, pasi dështoi të arrinte qëllimet e tij”, duke pretenduar se më pas ai iu drejtua liderëve të disa vendeve në përpjekje për të dalë nga konflikti.
Top Channel