Lara Colturi mbylli garimin e saj në slalomin special, gara e fundit e kësaj disipline në këtë sezon të Kupës së Botës, në Lillehammer të Norvegjisë.

Skiatorja 19 vjeçare u rendit në vendin e 16 në përfundim të dy zbritjeve në këtë ndalesë, një rezultat ky shumë larg pritshmërive për Colturin.

Në zbritjen e parë, Colturi u rendit në vendin e 10 me kohën 1 minutë 10 sekonda e 13 të qintat, ndërkohë që ajo që dominoi këtë zbritje ishte Mikaela Shiffrin që e përshkoi pistën norvegjeze me kohën  1 minutë 7 sekonda e 79 të qintat duke lënë pas Ëendy Holdener dhe Paula Moltzan

Në zbritjen e dytë Colturi regjistroi kohën 1 minutë e 97 të qintat duke u renditur në vendin e 22, ndërkohë që koha totale e 19 vjeçares në përfundim të të dy zbritjeve është 2 minuta 11 sekonda dhe 10 të qintat për t’u pozicionuar përfundimisht në vendin e 16. Gara në fund u fitua nga Mikaela Shiffrin e ndjekur në vendin e dytë nga Wendy Holdener, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Emma Aicher.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB