Foto/ Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga fshati Kuman i Roskovecit Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama, nga asambleja socialiste hodhi idenë e referendumit për uljen e numrit të deputetëve në parlamentin e Shqipërisë, Partia Socialiste e ka gati projektligjin për referendumet.
Kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla tregoi hapat që do të ndërmerren për miratimin e projektligjit e referendumeve, duke nisur nga dëgjesa publike me qytetarët dhe ekspertët.
“Referendume kushtetuese, të përgjithshëm, vendor, për ndryshime kushtetuese, me propozim të 1/5 anëtarëve të Kuvendit”, u shpreh Balla.
Nuk mungoi edhe ftesa për opozitën.
“Opozita e mirëpritur, por nuk mund të jetë peng i jetës të kuvendit”, u shpreh Balla.
Sipas Taulant Ballës ambicia është miratimi ligjit të referendumeve gjatë këtij sesioni parlamentar ose në atë vjeshtës 2026.
Si bashkë-firmëtar me Edi Ramën dhe Ulsi Manjën të ndryshimit të nenit 242 të kodit të procedurës penale për ndalimin e pezullimit të zyrtarëve nga SPAK,
Taulant Balla tregoi se kur do të mund të miratohet.
“Nuk shkon asnjë ndryshim në Parlament pa konsultime me Komisionin Europian”, tha kreu i Grupit Parlamentar.
Por a ka një bllokim të vlerësimit IBAR nga BE për Shqipërinë siç thotë opozita?
“Mërgata e qyqeve nuk e ndal integrimin”, tha ai.
Taulant Balla theksoi se projektligji referendumeve vjen si një nevojë që qytetarët të kenë zërin e tyre për t’u dëgjuar.
Top Channel