Sfida shumë e rëndësishme e playoffit mes Polonisë dhe Kombëtares shqiptare që do të luhet në mbrëmjen e së enjtes po afron gjithnjë e më shumë.

Në prag të kësaj supersfide ka folur edhe ish presidenti i Federatës Polake të futbollit dhe një emër shumë i madh i këtij sporti në Poloni, Zbigniew Boniek i cili në një intervistë për portalin polak Interia teksa e cilësoi skuadrën e drejtuar nga Sylvinho si një ekip që është dukshëm në rritje

‘Shqipëria është një skuadër që mbrohet shumë mirë, por nuk shënon shumë gola. Ndonjëherë ajo tenton me gjuajtjet nga distanca dhe ka disa futbollistë që mund të shënojnë në këtë mënyrë, por të them të drejtën ne do të jemi favoritë në këtë ndeshje edhe pse Shqipëria është dukshëm një skuadër në rritje-tha Boniek

Boniek më pas kritikoi edhe disa zgjedhje të Urban siç është lënia jashtë skuadre e Sebastian Walukiewicz dhe Jakub Piotrowski. Rasti i Walukiewicz është i çuditshëm pasi pretendohet se shkaku është se futbollisti nuk iu përgjigj telefonatës që i është bërë gjatë muajve të vjeshtës. Për Boniek, është krijuar një konfuzion me këtë histori, ndërsa përsa i përket  Piotrowskit, ish kreu i Federatës Polake është shfaqur vërtet i surprizuar  pasi sipas tij futbollisti i Udineses nuk ka qenë kurrë kaq në formë sa tani dhe për këtë aryse ai nuk e kupton këtë zgjedhje të Urban për ta lënë atë jashtë kombëtares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB