LIVE/ Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit, 6 të plagosur, IDF hakmerret. Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet, rritet sërish nafta
Irani ka pezulluar eksportet e gazit natyror drejt Turqisë, pas sulmit izraelit në fushën e gazit ‘Parsin Jugor’ më 18 mars.
Lajmi është raportuar nga Bloomberg, duke cituar burime të afërta me çështjen, sipas të cilave kohëzgjatja e ndërprerjes mbetet ende e paqartë.
Sipas të dhënave nga Shoqata Turke e Shpërndarësve të Gazit Natyror, Turqia siguroi rreth 14% të furnizimit të saj me gaz nga Irani gjatë vitit të kaluar.
Burimet bëjnë të ditur se Ankaraja vazhdon të furnizohet me gaz nga Rusia dhe Azerbajxhani, që janë furnizuesit kryesorë, dhe aktualisht disponon rezerva të mjaftueshme për të përballuar situatën.
Ndërkohë, ndërprerja e furnizimeve iraniane mbetet me afat të papërcaktuar.
Javën e kaluar, Izraeli goditi Parsin Jugor, fushën më të madhe të gazit natyror në botë, e cila operohet bashkërisht nga Irani dhe Katari. Si kundërpërgjigje, Teherani kreu sulme ndaj infrastrukturës energjetike në disa vende të Gjirit, përfshirë kompleksin Ras Laffan në Katar.
Top Channel