LIVE/ Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit, 6 të plagosur, IDF hakmerret. Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet, rritet sërish nafta
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se trupat izraelite do të marrin nën kontroll një pjesë të madhe të Libanit jugor, si pjesë e operacioneve kundër Hezbollahut.
Sipas tij, ushtria synon të krijojë një zonë sigurie që shtrihet deri në lumin Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri mes Libanit dhe Izraelit. Katz shtoi se banorët e zhvendosur nuk do të lejohen të kthehen në zonë derisa veriu i Izraelit të konsiderohet i sigurt.
Ai bëri të ditur gjithashtu se pesë ura, të cilat sipas tij përdoreshin nga Hezbollahu për transportin e luftëtarëve dhe armëve, janë shkatërruar.
Përshkallëzimi i fundit i tensioneve nisi pasi Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit, në atë që u cilësua si hakmarrje për vrasjen e një lideri të lartë iranian dhe për sulmet e vazhdueshme izraelite në territorin libanez, pavarësisht armëpushimit të nëntorit 2024.
Top Channel