Krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin
Nis seanca e themelit e gjyqit ndaj Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në seancën e dytë të themelit nuk është prezent kryebashkiaku Veliaj, i cili ka depozituar një deklaratë ku thotë se dëshiron që të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish deputet i PS.
Të pranishëm në këtë seancë janë dy prokurorët e SPAK, si dhe avokatja e caktuar nga shteti, Valentina Teodoresku.
Në gjykim nuk është paraqitur Ajola Xoxa por siç lexoi të dhënat gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ajo përfaqësohet nga avokati i saj Maks Haxhia.
Mungon e pandehura Kloditla Bushka tha gjykata, por ajo përfaqësohet nga avokati Henrik Ligori. Po ashtu Gentian Sula nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati.
Top Channel