Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të konsultohem me grupin e PS dhe do të marr një vendim

24/03/2026 17:15

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë konferencës së mbajtur sot për gazetarët, komentoi mungesën e Elisa Spiropalit gjatë seancës për Belinda Ballukun.

I pyetur nga gazetarët nëse ka një vendim për këtë mungesë, ai tha se vendimet nuk i merr vetëm dhe se do të ketë një konsultim me grupin socialist.

“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB