Kosova ëndërron Botërorin, Muriqi: Do të tërhiqem i lumtur nëse kualifikohemi
Skuadra e Lens sulmon publikisht Paris Saint Germainin dhe arsyeja është kërkesa e bërë nga kampionët në fuqi të Francës për të shtyrë përballjen mes dy skuadrave kryesuese të Ligue 1 për shkak të sfidës që Paris Saint Germaini ka me Liverpool në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Klubi parizien ka kërkuar që ndeshja me Lens e programuar për t’u luajtur në 11 prill të shtyhet për një datë të mëvonshme në mënyrë që të përgatitet sa më mirë sfida me Liverpool e parashikuar të zhvillohet në 14 prill. Një kërkesë kjo që nuk është pëlqyer aspak nga Lens, me këtë të fundit që është totalisht në garë për titullin kampion të Francës teksa diferenca mes dy skuadrave në dy vendet e para është vetëm 1 pikë.
‘Po krijohet një ndjesi e veçantë, ajo për një kampionat francez të cilit i zvogëlohet roli për t’u përshtatet me kërkesat evropiane të palëve të caktuara-theksohet ndër të tjerat në një komunikatë të Lens-të ndryshosh tani datën e kësaj ndeshjeje do të thotë që Lille do të rrijë 15 ditë pushim dhe më pas do të duhet të luajë çdo 3 ditë, një ritëm që nuk përkon me atë që është përcaktuar në fillim të kampionatit. Si pasojë, edhe buxheti i kampionatit duhet të përshtatet me kërkesat e më të fuqishmëve në emër të interesave që sigurisht lënë në hije kuadrin kombëtar. Por përtej këtij rasti specifik, çështja që ngrihet është më thelbësore; ajo për respektin ndaj vetë kompeticionit. Është e drejtë që të ngrihen pikëpyetje për këtë aspekt, kur në territorin e vet, kampionati ndonjëherë duket se ka kaluar në plan të dytë në krahasim me ambiciet e tjera sado legjitime të jenë. Lens i qëndron besnik principit të korrektësisë, qartësisë së rregullave dhe respektit për të gjitha palët e përfshira. Principe të thjeshta për një futboll francez të barabartë dhe të respektuar’.
Gjithsesi vendimi përfundimtar për këtë kërkesë të bërë nga Paris Saint Germain do të merret nga Këshilli Administrativ i Ligue 1 që do të mblidhet ditën e enjte. Edhe përpara ndeshjes me Chelsean që u fitua nga Paris Saint Germaini, kampionët në fuqi të Evropës kishin kërkuar shtyrjen e ndeshjes me Nantes, kërkesë që iu pranua.
Top Channel