Irani zgjedh pasardhësin e Ali Larijanit në krye të Sigurisë Kombëtare, kush është i besuari i ri i Teheranit Partia Socialiste e ka gati draftin për ligjin për referendumet, por do të vijojnë konsultimet deri në dorëzimin e tij.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit të PS Taulant Balla u shpreh se një ligj për referendumin është i nevojshëm në Shqipëri dhe se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës.
“Fokusi është te çështjet e veçanta për të cilat mendoj se ka ardhur koha që qytetarët të kenë zërin e tyre për t’u dëgjuar”, tha Balla gjatë fjalës së tij.
Drafti
Objekti i ligjit dhe kuptimi i referendumit
1. Ky Ligj përcakton rregulla të posacme për përgatitjen, administrimin, mbikqyrjen, shpalljen dhe publikimin e rezultatit të një referendumi. Dispozita e Kodit Zgjedhor dhe rregullimi nga Kodi Zgjedhor i lëndës së referendumeve, zbatohet për analogji, për aq sa është e mundur edhe në rastin e një referendumi, për sa kohë që nuk bien në kundërshtim më dispoziutat e parashkuara këtu.
2. Referendumi është forma e ushtrimit të drejtpërdrejtë të sovranitetit të popullit, nëpërmjet votimit për një çështje ose një ligj të caktuar.
3. Referendumi zhvillohet në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe dispozitave të parashikuara në këtë Ligj.
4. Referendumi zhvillohet me votim të barabartë, të përgjithshëm, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë. Cdo votues ka një votë.
Neni 2
Llojet e referendumeve
1. Kategoritë e Referendumeve janë:
a) Referendum kushtetues;
b) Referendum të përgjithshme;
c) Referendum vendor
2. Llojet e Referendumit kushtetues janë:
a) referendumi për ndryshime të Kushtetutës, organizimi i të cilit vendoset nga 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, të cilët kërkojnë që projektamendamentet kushtetuese të votohen drejtpërdrejt nga populli me referendum si dhe
b) referendum i kërkuar nga të paktën 1/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, që amendamenti Kushtetues i miratuar në Kuvend t’i nënshtrohet votimit popullor me referendum.
3. Llojet Referendumeve të përgjithshme, të ndara sipas objektit janë:
a) referendum për shfuqizimin e një ligji,
b) referendum për ratifikimin e një ligji të rëndësisë së vecantë si dhe
c) referendum për cështje të caktuara të rëndësisë së vecantë që prekin votuesit në nivel kombëtar.
4. Referndumi vendor është referendumi i kërkuar nga zgjedhës të regjistruar në listat e zgjedhësve të komunës, bashkisë, ose në nivel qarku, që zhvillohet për një çështje të qeverisjes vendore në bashkinë, komunën ose qarkun përkatës.
5. Referendumi për një cështje, është gjithmonë referendum konsultativ. Referendum konsultativ (ose këshillimor) është një votim popullor që kërkon mendimin e qyetetarëve për një cështje specifike. Ai shërben si mjet për të matur opinionin publik, përpara marrjes së vendimeve të rëndësishme politike. Referendum konsultativ i përgjithshëm bëhët për cështje që kërkojnë zgjidhje ligjore nga Kuvendi, kurse referendum konsultativ vendor bëhet për cështje zgjidhja e të cilave është në dorë të vendimmarrjes së organeve të pushtetit lokal. Kuvendi me propozim të 1/5 së deputëtëve ose më propozim të Këshillit të Ministrave, mund të thërrasë një referendum të tillë për të kuptuar qëndrimin e popullit, përpara se të ndërmarrë nisma për ndryshimin e një ligji të rëndësisë së vecantë, ose të ratifikojë një marrëveshje ndërkombëtare.
6. Si kusht për referendimin për një cështje, është që në kohën e marrjes së nismës për referendum, për cështjen të mos jenë ndërmarrë nisma ligjore e që mund të jenë në proces. Si kusht për referendumin vendor është që për ceshtjen që shtrohet për referendu të mos ketë nisur shqyrtimi nga organi i pushtetit vendor që ka kompetencën në shqyrtimin e cështjes.
Neni 3
Vlefshmëria e referendumit
1. Dispozitat Kushtetuese, që i nënshtrohen referendumit, miratohen kur më shumë se gjysma e të gjithë zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve kanë votuar pro tyre.
2. Referendumi për shfuqizimin e një ligji, është i vlefshëm nëse në të marrin pjesë të paktën 40% e zgjedhësve të rregjistruar. Rezultati i referndumit është i vlefshëm kur votat e vlefshme përbëjnë të paktën 30 % të numrit total të zgjedhësve të rregjistruar.
3. Referendumi për një cështje është i vlefshëm nëse në të marrin pjesë të paktën 30% e zgjedhësve të rregjistruar. Rezultati i referndumit është i vlefshëm kur votat e vlefshme përbëjnë të paktën 25 % të numrit total të zgjedhësve të rregjistruar.
4. Vendimi i popullit i dalë nga referendumi është i detyrueshëm për njohje dhe zbatim nga të gjitha autoritetet shtetërore.
Neni 4
E drejta për të marrë pjesë në referendum
1. Në referendum mund të marrë pjesë cdo shtetas shqiptar, që deri në ditën e referendumit ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç.
2. Një shtetas nuk do të marrë pjesë në votim nëse i është hequr e drejta për të votuar sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor ose të legjislacionit në fuqi.
Neni 5
Caktimi i ditës së mbajtjes së referendumit
1. Dita e mbajtjes së Referendumit Kushtetues caktohet nga Presidenti i Republikës në përputhje me kushtet dhe afatet e parashikuara nga Neni 151, paragrafi 3 i Kushtetuës së Republikës së Shqipërisë.
2. Dita e mbajtjes së referendumit të përgjitshëm si dhe dita e mbajtjes së një referendumi vendor, caktohet nga Presidenti i Republikës në përputhje me dispozitat e këtij Ligji.
3. Referendumi mbahet të dielën.
Neni 6
Kufizime lidhur me ditën e mbajtjes së Referendumit
1. Referendumi nuk duhet të fillojë, ose të mbahet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose të luftës.
2. Referendumi Kushtetues nuk mund të mbahet në periudhën nga tre muaj deri në zgjedhjet e reja për Kuvend, deri një muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri.
3. Nuk mund të zhvillohet referendum vendor gjatë periudhës nga tre muaj para përfundimit të mandatit të organeve të qeverisjes vendore, deri një muaj pas mbledhjes së parë të këshillave vendorë. Ky kufizim zbatohet edhe në rastin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në rastet kur zgjedhjet zhvillohen në qarkun në të cilin duhet të zhvillohet edhe referendum.
4. Në ditën e zgjedhjeve të përgjithshmë për Kuvendin ose për organet e qeverisjes vendore nuk zhvillohet referendum kushtetues ose i përgjithshëm.
5. Një referendum vendor mund të caktohet në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin ose për organet e qeverisjes vendore.
6. Nëse për votim janë më shumë sesa një Referendum, atëherë në të njëjtën ditë nuk do të mbahen referendume për çështje, që janë reciprokisht përjashtuese ose për miratim të akteve që janë në konflikt me njëra-tjetrën.
Neni 7
Pezullimi dhe shtyrja e datës së referendumit
për shkak të zgjedhjeve të parakohshme
1. Kur shpallen zgjedhje të parakohshme për Kuvendin, procedura për zhvillimin e referendumit Kushtetues, pezullohet deri pasi të ketë kaluar një muaj nga mbledhja e parë e Kuvendit të ri. Vendimi për pezullimin e referendumit si dhe caktimin e datës së re, merret nga Presidenti i Republikës.
2. Kur në një njësi të qeverisjes vendore shpallen zgjedhje të parakohshme, procedura për zhvillimin e referendumit vendor në atë njësi, pezullohet deri pasi të kenë kaluar një muaj nga fillimi i mandatit të organit të ri qeverisjes vendore. Vendimi për pezullimin e referendumit si dhe caktimin e datës së re, merret nga Presidenti i Republikës me propozim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Neni 8
Shtyrja e referendumit
për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme
1. Nëse Këshilli i Ministrave shpall një situatë të jashtëzakonshme, për shkak të një fatkeqësie natyrore, katastrofe ose sëmundje infektive pas nxjerrjes së dekretit për caktimin e datës së mbajtjes së një referendum Kushtetues, Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave me vendim, mund t’i propozojë Presidentit të Republikës, shtyrjen e referendumit Kushtetues, duke kërkuar një datë të re për zhvillimin e votimit.
2. Nëse Këshilli i Ministrave shpall një situatë të jashtëzakonshme, për shkak të një fatkeqësie natyrore, katastrofe ose sëmundje infektive pas nxjerrjes së dekretit për caktimin e datës së mbajtjes së një referendum të përgjithshëm, Këshilli i Ministrave mund t’i propozojë Presidentit të Republikës, shtyrjen e referendumit të përgjithshëm, duke kërkuar një datë të re për zhvillimin e votimit.
3. Nëse Këshilli i Ministrave shpall një situatë emergjente për shkak të një fatkeqësie natyrore, katastrofe ose sëmundje infective, pas nxjerrjes së dekretit për caktimin e datës së mbajtjes së një referendum vendor, Këshilli i Ministrave mund t’i propozojë Presidentit të Republikës, shtyrjen e referendumit vendor, duke kërkuar një datë të re për zhvillimin e votimit, në ato raste kur territori ku do të duhet të zhvillohet votimi, përfshihet në zonën e prekur nga gjendja e jashtëzakonshme.
Neni 9
Anulimi i refrendumit
1. Presidenti i Republikës shfuqizon një dekret për mbajtjen e një referendumi, kur shpallet gjendja e luftës.
2. Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave, mund t’i kërkojë Presidentit të Republikës shfuqizimin e dekretit për mbajtjen e referendumit, në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, kur kohëzgjatja e situatës së jashtëzakonshme nuk mund të parashikohet dhe për këtë shkak nuk mund të parashikohet dot një datë e re për zhvillimin e referendumit. Në këtë rast.
3. Këshilli i Ministrave, mund t’i propozojë Presidentit shfuqizimin e dekretit për mbajtjen e referendumit vendor, në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, kur kohëzgjatja e situatës së jashtëzakonshme nuk mund të parashikohet dhe për këtë shkak nuk mund të parashikohet dot një datë e re për zhvillimin e referendumit, në ato raste kur territori ku do të duhet të zhvillohet votimi, përfshihet në zonën e prekur nga gjendja e jashtëzakonshme.
4. Kur Presidenti, në kushtet e zbatimit të dispozitave të këtij neni, shfuqizon një dekret për mbajtjen e një referendumi, ndërpriten të gjitha proceduat e mbetura për shqyrtimit, miratimin ose organizimin e referendumit.
Neni 10
Publikimi në Fletore Zyrtare të projektligjeve që votohen në referendum
1. Vendimet për mbajtjen e referendumit Kushtetues ose për një ligj, publikohen në Fletoren Zyrtare dhe kanë bashkëlidhur edhe tekstin e projektligjit që do t’i nënshtrohet referendumit.
Neni 11
Publikimi në media i akteve dhe cështjeve
që duhen votuar në referendum
1. Dekreti për caktimin e datës së referendumit, për shtyrjen e datës dhe caktimin e një datë të re, publikohen së bashku me projekt-ligjin që do të votohet ose që duhet të votohej me referendum, të paktën 2 herë në intervalin kohor midis shtatë ditëve dhe katërmbëdhjetë ditëve para ditës së referendumit, në gazeta me përhapje të gjerë.
2. Dekreti për caktimin e datës së referendumit, për shtyrjen e datës dhe caktimin e një datë të re, publikohen së bashku me cështjen që do të votohet ose që duhet të votohej me referendum, të paktën një herë në intervalin kohor midis shtatë ditëve, në gazeta me përhapje të gjerë kur referendum është i përgjithshëm ose në ato locale kur referendumi është vendor.
Neni 12
Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e referendumit
1. Gjykata Kushtetuese ështe kompetente për shqyrtimin paraprak të kushtetutshmërisë së zhvillimit të:
a) referendumit Kushtetues;
b) referendumit të përgjithshëm për një cështje të një rëndësie të vecantë të kërkuar nga populli nëpërmjet 50.000 shtetasve me të drejtë vote;
c) referendumit të përgjithsëm për një cështje të një rëndësie të vecantë të kërkuar nga Kuvendi me propozim të jo më pak se 1/5 të deputetëve ose më propozim të Këshillit të Ministrave.
1. Gjykata Kushtetuese në rastin e shqyrtimit të një kërkese për referendum, shqyrton vetëm nëse cështja për të cilën kërkohet votimi me referendum përfshihet ose jo në ndalimet e parashikuara nga paragrafi 1 dhe 2 i nenit 151 të Kushtetutës dhe nuk vlerëson rëndësinë e cështjes.
2. Gjykata Kushtetuese, në rast të një propozimi për referendum Kushtetues, të kërkuar nga të paktën 2/3 e deputetëve, shyrton paraprakisht project aktin për ndryshime në Kushtetutë, përpara se ai të votohet në seancë plenare në Kuvend.
KREU II
MIRATIMI I REFERENDUMEVE SIPAS KATEGORISË
Seksioni I
Procedura e miratimit të zhvillimit të Referendumit Kushtetues
Neni 13
Referendumi Kushtetues me kërkesë të 2/3 të anëtarëve të Kuvendit
1. Kuvendi me të paktën 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve mund të vendosë të mbahet një referendum për ndryshime Kushtetuese. Në këtë rast kërkesa për referendum për ndryshime kushtetuese përmes referendumit dhe projekt-ligji për ndryshime Kushtetuese bashkëlidhur, i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit shoqëruar me nënshkrimet e deputetëve nismëtarë.
2. Ndryshimet Kushtetuese të propozuara, kalohen për shqyrtim në përputhje me Regulloren e Kuvendit për rastet e shqyrtimit të nismave ligjore për rishikimin e kushtetutës.
3. Projekt-Ligji për ndryshime kushtetuese, të mbështëtura nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Kuvendit, i dorëzohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim paraprak.
Neni 14
Referendumi Kushtetues me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të Kuvendit
1. 1/5 e anëtarëve të Kuvendit, mund të vendosin të kërkojnë nisjen e procedurave të votimit me referendum të ndryshimeve Kushtetuese të miratuara nga Kuvendi. Në këtë rast kërkesa për referendum, i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit brenda 5 ditëve nga miratimi i amendamentit kushtetues nga Kuvendi.
2. Kërkesës i bashkëlidhet lista emërore e deputetëve nismëtarë si dhe nënshkrimet përkatëse. Kërkesa i dorëzohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit i cili verifikon vetëm plotësimin e numrit të deputetëve, të nevojshëm për ushtrimin e të drejtës për të kërkuar referendum kushtetues.
Neni 15
Përcjellja për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të referendumit Kushtetues
1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i dërgon menjëherë Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës:
– project ligjin me ndryshimet Kushtetuese të mbështetura nga të paktën 2/3 e votave të anëtarëve të Kuvendit, për rishikim të Kushtetutës nëpërmjet referendumit, ose, sipas rastit;
– kërkesën e një të pestës së deputetëve, që kërkojnë zhvillimin e referendumit kushtetues mbi një ligj të miratuar nga Kuvendi për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjin e miratuar nga Kuvendi.
2. Ndryshimet Kushtetuese të mbështetura nga të paktën 2/3-ve të anëtarëve të Kuvendit, me kërkesën për rishikimin e Kushtetutës nëpërmjet referendumit kushtetues, përmbajnë bashkëlidhur, tekstin e projektligjit me dispozitat që propozohen për rishikimin e Kushtetutës si dhe nënshkrimet e deputetëve që mbështesin nismën.
3. Kërkesës së të paktën një të pestës së deputetëve, që kërkojnë zhvillimin e referendumit kushtetues mbi një ligj të miratuar nga Kuvendi për ndryshimin e Kushtetutës, i bashkëlidhet lista emërore e deputetëve nismëtarë si dhe nënshkrimet përkatëse.
Neni 16
Shqyrtimi paraprak nga Gjykata Kushtetuese
1. Gjykata Kushtetuese, në rastin e shqyrtimit të një Projekt-Ligji për rishikimin e Kushtetutës nëpërmjet referendumit kushtetues me mbështetje të të paktën 2/3 të anëtarëve të Kuvendit, ose të një kërkese të të paktën 1/5 së deputetëve lidhur me zhvillimin e referendumit Kushtetues, shqyrton paraprakisht kushtetueshmërinë e mbajtjes së referendumit kushtetues sipas pikës 4 ose 5 të nenit 177 të Kushtetutës.
Neni 17
Miratimi nga Gjykata Kushtetuese i referendumit kushtetues
1. Kur Gjykata Kushtetuese vendos që propozimi të paktën 2/3-ve të anëtarëve të Kuvendit, për rishikimin e Kushtetutës nëpërmjet referendumit kushtetues, dhe teksti i projektligjit bashkëlidhur me dispozitat që propozohen për rishikimin e Kushtetutës janë në pajtim me Kushtetutën ose nuk shprehet brenda afatit, Kuvendi mblidhet dhe voton ndryshimet Kushtetuese. Presidenti i Republikës cakton datën e zhvillimit të referendumit, në përputhje me pikën 3 të nenit 152 të Kushtetutës.
2. Kur Gjykata Kushtetuese vendos se kërkesa e bërë nga të paktën 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për referendum kushtetues, është në pajtim me Kushtetutën ose nuk shprehet brenda afatit, Presidenti i Republikës cakton datën e zhvillimit të referendumit, në përputhje me pikën 3 të nenit 152 të Kushtetutës.
Neni 18
Rrëzimi nga Gjykata Kushtetuese e kërkesës për referendum
1. Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që projekt-ligji për ndryshime Kushtetuese, i mbështetur nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Kuvendit për referendum kushtetues nuk është në pajtim me parimet Kushtetuese, procedura e nisur për zhvillimin e referendumit rrëzohet.
2. Kur Gjykata Kushtetuese vendos që kërkesa për referendum kushtetues nuk është në pajtim me Kushtetutën në rastin e kërkesës së bërë nga të paktën 1/5 e anëtarëve të Kuvendit sipas pikës 5 të nenit 177 të Kushtetutës, amendamentet kushtetuese të miratuara më parë nga Kuvendi shpallen nga Presidenti i Republikës dhe hyjnë në fuqi të paktën 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Seksioni 2
Procedurat e miratimit të zhvillimit të referendumeve të përgjithshme
Pjesa 1
Procedurat për miratimin e referendumit të përgjithshëm,
kërkuar nga 50.000 zgjedhës
Neni 19
Nismat për referendum të përgjithshëm kërkuar nga 50.000 zgjedhës,
sipas llojit të referendumit
1. Pesëdhjetë mijë zgjedhës të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve në përputhje me pikën 1 të nenit 150 të Kushtetutës, si dhe me dispozitat e këtij Ligji:
a) kanë të drejtën të kërkojnë referendum të përgjithshëm për shfuqizimin e një ligji si dhe
b) t’i kërkojnë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.
1. Kërkesa për fillimin e procedurave të referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e një ligji ose pjese të ligjit, paraqitet në KQZ nga një grup prej jo më pak se 30 nismëtarësh, të cilët janë zgjedhës të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve.
2. Kërkesa për fillimin e procedurave të referendumit të përgjithshëm për çështje të një rëndësie të veçantë, i paraqitet Presidentit të Republikës nga një grup prej jo më pak se 30 nismëtarësh, të cilët janë zgjedhës të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve.
Neni 20
Nisma për shfuqizim të ligjit me kërkesë të 50.000 zgjedhësve
1. Kërkesa për fillimin e procedurave për referendum për shfuqizimin e një ligji, i drejtohet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe përmban:
a) titullin, numrin dhe datën e miratimit të ligjit që kërkohet të shfuqizohet;
b) arsyet përse ligji duhet shfuqizuar.
2. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesën për shfuqizimin e një pjese të ligjit vetëm kur pjesa tjetër e ligjit është e vetëmjaftueshme.
3. Në rast të kërkesës për referendum për shfuqizimin e një ligji, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve paraprakisht verifikon fushën e marrdhënieve që rregullon ligji që kërkohet të shfuqizohet dhe pasojat e vakuumit që do të shkaktonte në legjislacion shfuqizimi i tij.
4. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesën për referendum për shfuqizimin e një ligji vetëm kur shfuqizimi i tij nuk ka si pasojë krijimin e vakuumit në legjislacion.
Neni 21
Kërkesa e 50.000 zgjedhësve për referendum për një cështje të vecantë
1. Kërkesa për fillimin e procedurave për referendum për një çështje të një rëndësie të veçantë, i drejtohet Presidentit të Republikës dhe duhet të përshkruajë qartë:
a) çështjen që shtrohet,
b) rëndësinë e saj si dhe
c) qëndrimin e nismëtarëve në lidhje me atë çështje.
2. Presidenti i Republikës, vlerëson paraprakisht nëse cështja nuk është në kushtet e ndalimeve të parashikuara nga pika 2 e nenit 151 të Kushtetutës dhe nëse jo, i përcjell Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve materialin shpjegues dhe praktikën e plotë, bashkëlidhur pyetjes që do t’i drejtohet popullit për t’u përgjigjur me referendum.
3. Presidenti i Republikës zhvillon konsultat me grupin nismëtar osë përfaqësi të tyre dhe pasi vlerëson dhe bindet mbi rëndësinë e vecantë të cështjes, vendos për formulimin e pyetjes që do t’i drejtohet popullit për t’u përgjigjur me referendum.
4. Çështja duhet të jetë formuluar në mënyrë të qartë, të plotë dhe pa ekuivoke dhe në mënyrë të tillë që zgjedhësit të mund të përgjigjen thjeshte me “PO” ose “JO”.
Neni 22
Fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të 50.000 zgjedhësve
1. KSHZ, brenda 20 ditëve nga miratimi i kërkesës për referendum të përgjithshëm për shfuqizim të ligjit ose të një pjese të ligji si dhe në rast të marrjes nga Presidenti i Republikës i dosjes me cështjen që propozohet t’i drejtohet referendumit, kundrejt pagesës, pajis grupin nismëtar me fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve në kohën e paraqitjes së kërkesës.
2. Në krye të fletës-tip shtypet titulli i ligjit, që kërkohet të shfuqizohet ose çështja që shtrohet në referendum.
3. Nënshkrimet në mbështetje të kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm depozitohen në KQZ në periudhën nga 1 janari deri më 30 Qershor të çdo viti.
Neni 23
Verifikimi i nënshkrimeve të 50.000 zgjedhësve
1. KQZ verifikon nënshkrimet dhe saktësinë e dokumenteve identifikuese të zgjedhësve, në përputhje me aktet nënligjore të nxjerra nga KQZ.
2. KSHZ brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit të nënshkrimeve, vendos për pranimin, detyrimin për korrigjime ose mospranimin e kërkesës. Vendimi bazohet vetëm mbi shqyrtimin e rregullsisë së dokumentacionit të paraqitur lidhur me nënshkrimet dhe u njoftohet menjëherë nismëtarëve.
3. Vendimi për korrigjimin ose mospranimin e kërkesës duhet të përcaktojë qartë shkaqet e mospranimit.
4. Si rregull, kërkesa nuk pranohet në rastet kur gjatë shqyrtimit të dokumentacionit konstatohen parregullsi të mëdha lidhur me saktësinë e të dhënave mbi dokumentet identifikuese të zgjedhësve që janë paraqitur si nënshkrues të kërkesës për referendum, që dëshmojnë për keqbësimin e grupit nismëtar dhe që nuk mund të instepretohen si pasaktësi gjatë procesit të mbledhjes së nënshkrimeve.
5. Brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit, grupi nismëtar mund t’i deklarojë KSHZ se është i gatshëm të korrigjojë parregullsitë e vërejtura. Në këtë rast, KSHZ cakton një afat deri në 15 ditë për riparaqitjen e kërkesës. KSHZ vendos brenda 10 ditëve për pranimin ose jo të kërkesës së riparaqitur dhe njofton menjëherë nismëtarët.
Neni 24
Njoftimi i vendimit në lidhje me referendumin e përgjithshëm
1. Pas vendimmarrjes përfundimtare lidhur me pranimin e kërkesës për referendum të përgjithshëm për shfuqizimin e një ligji (ose pjese të ligjit), të kërkuar nga të paktën 50.000 zgjedhës, KSHZ njofton Presidentit e Republikës për nevojën e caktimit të datës për organizimin e referendumit.
2. Pas vendimmarrjes përfundimtare, lidhur me pranimin e kërkesës për referendum të përgjithshëm, për një cështje të kërkuar nga të paktën 50.000 zgjedhës, KSHZ ja përcjell për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.
3. KSHZ për kërkesat e pranuara, në cdo rast vë në dijeni njëkohësisht Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe Presidentin e Republikës.
Neni 25
Shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese
i kërkesës për referendum mbi cështjen e kërkuar nga të paktën 50.000 zgjedhës
1- Gjykata Kushtetuese brenda 60 ditëve nga dita e marrjes së kërkesave nga KSHZ vendos për kushtetutshmërinë e kërkesës.
Pjesa 2
Procedurat për miratimin e referendumit të përgjithshëm,
me nismën e Kuvendit
Neni 26
Nismat për referendum të përgjithshëm
të miratuara nga Kuvendi
1. Në përputhje me pikën 2 të nenit 150 të Kushtetutës, Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Këshillit të Ministrave ose jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit, vendos për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm:
a) për një projekt-ligjin e rëndësisë së vecantë,
b) ose cështje të rëndësisë së vecantë.
Neni 27
Vendimi i Kuvendit për referendum për një ligj të një rëndësie të vecantë
1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit në rast të një vendimmarje të Kuvendit, për votimin me referendum të një projekt-ligj të rëndësisë së vecantë, i dërgon Presidentit të Republikës tekstin e projektligjit që do të votohet në referendum. Presidenti i Republikës cakton datën e zhvillimit të referendumit brenda 45 ditëve nga vendimi i Kuvendit.
2. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit kujdeset që teksti i projektligjit që do të votohet në referendum të botohet të paktën në tri gazetat me tirazhin më të madh në shkallë vendi.
Neni 28
Vendimi i Kuvendit për referendum për një cështje të rëndësisë së vecantë
1. Vendimi i Kuvendit për cështjen e rëndësisë së vecantë që duhet të shtrohet për refendum, përmban bashkëlidhur shpjegimin e arsyeve që ky ligj përbën rëndësi të vecantë.
2. Në një vendimmarrje të Kuvendit për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për një cështje të rendësisë së vecantë, Kuvendi miraton cështjen që do t’i nënshtrohet votimit nga populli dhe formulimin e pyetjes, të cilës votuesit mund t’i përgjigjen vetëm me “PRO” ose “KUNDËR”.
Neni 29
Përcjellja në Gjykatën Kushtetuese e cështjes së rëndësisë së vecantë
të miratuar nga Kuvendi
1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit në rast të një vendimmarje të Kuvendit, për votimin me referendum të një cështje të rëndësisë së vecantë, i përcjell menjëherë Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës vendimin e Kuvendit dhe pyetjen që duhet të shtrohet për refendum.
2. Gjykata Kushtetuese gjatë shqyrtimit të rastit kujdeset që të sigurojë që cështja duhet të jetë formuluar në mënyrë të qartë, të plotë dhe pa ekuivoke dhe në mënyrë të tillë, që zgjedhësit të mund të përgjigjen thjeshtë me “PRO” ose “KUNDËR”.
Neni 30
Caktimi i datës së referendumit
kur Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim brenda afatit
1. Kur Gjykata Kushtetuese vendos se një kërkesë për referendum mbi një cështje, është në pajtim me Kushtetutën ose nuk shprehet brenda afatit 60 ditor, Presidenti i Republikës cakton datën e zhvillimit të referendumit brenda 45 ditëve nga shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ose nga tejkalimi i afatit për marrjen e vendimit.
Seksioni 3
Procedura e miratimit të referendumeve vendore
Neni 31
Nisma për referendum vendor
1. Pesë për qind e zgjedhësve të regjistruar në listat e zgjedhësve të komunës, ose 5.000 prej tyre, ose pesë për qind e zgjedhësve të regjistruar në listat e zgjedhësve bashkisë ose 10 mijë prej tyre, cilado shifër të jetë më e vogël, kanë të drejtën e referendumit vendor për një çështje të qeverisjes vendore në komunën ose bashkinë përkatëse.
2. Një numër këshillash bashkiakë ose komunalë, që përfaqësojnë jo më pak se një të tretën e popullsisë së një qarku, kanë të drejtë të kërkojnë zhvillimin e një referendumi për një çështje të qeverisjes vendore në nivel qarku.
3. Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet në të njëjtën njësi të qeverisjes vendore pa kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.
Neni 32
Shqyrtimi paraprak i kërkesës për referendum vendor në nivel Komune ose Bashkie
1. Kërkesa për fillimin e procedurave për referendum vendor për një çështje të një rëndësie të veçantë, në nivel Komune ose Bashkie, bëhet nga një grup nismëtar prej të paktën 15 zgjedhës të rregjistruar në listat e zgjedhësve të komunës ose bashkisë dhe i drejtohet Këshillit të Qarkut ku bën pjesë Komuna ose Bashkia.
2. Kërkesa duhet të përshkruajë qartë:
a) çështjen që shtrohet,
b) rëndësinë e saj si dhe
c) qëndrimin e nismëtarëve në lidhje me atë çështje.
3. Këshilli i mbledhur i Qarkut zhvillon shqyrtimin e kërkesës me prezencën e përfaqësuesve të grupit nismëtar dhe pasi vlerëson rëndësinë e vecantë të cështjes, miraton buxhetin e nevojshëm për zhvillimin e referendumit.
4. Këshilli i Qarkut qartëson dhe vendos për formulimin e pyetjes që do t’i drejtohet popullit për t’u përgjigjur me referendum duke u kujdesur që ështja të jetë formuluar në mënyrë të qartë, të plotë dhe pa ekuivoke dhe në mënyrë të tillë, që zgjedhësit të mund të përgjigjen thjeshte me “PRO” ose “KUNDËR”.
5. Këshilli i Qarkut, i përcjell Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve vendimin e pranimit të zhvillimit të referendumit vendor, materialin shpjegues dhe praktikën e plotë, bashkëlidhur pyetjes që do t’i drejtohet zgjedhësve të komunës ose bashkisë përkatëse për t’u përgjigjur me referendum.
Neni 33
Shqyrtimi paraprak i kërkesës për referendum vendor në nivel Qarku
1. Kërkesa për fillimin e procedurave për referendum vendor për një çështje të një rëndësie të veçantë, në nivel Qarku, i drejtohet KSHZ dhe duhet të përshkruajë qartë:
a) Vendimin e Këshillit të Qarkut;
b) Vendimin e Këshillit të Qarkut për fondet e angazhuara nga buxheti local për zhvillimin e rererendumit;
c) formulimin e çështjes që shtrohet si dhe rëndësinë e saj;
d) numrin e këshillave që kanë votuar pro kërkesës;
e) numrin e popullsisë që përfaqësojnë;
2. KSHZ shqyrton kërkesën brenda 20 ditëve nga paraqitja e saj dhe në seancë publike dhe shqyrton formulimin e ceshtjes duke u kujdesur dhe siguruar që ceshtja të jetë formuluar në mënyrë të qartë, të plotë dhe pa ekuivoke dhe në mënyrë të tillë që zgjedhësit të mund të përgjigjen thjeshtë me “PRO” ose “KUNDËR”.
Neni 34
Fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum vendor
në nivel komune ose bashkie
1. KSHZ, brenda 10 ditëve nga miratimi paraprak i kërkesës për referendum vendor nga Keshilli i Qarkut, kundrejt pagesës, pajis sipas rastit grupin nismëtar të Komunës ose bshkisë me fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve.
2. Në krye të fletës-tip shtypet çështja që shtrohet në referendum.
3. Nënshkrimet në mbështetje të kërkesës për zhvillimin e referendumit vendor depozitohen në KQZ në periudhën nga 1 janari deri më 30 Qershor të çdo viti.
Neni 35
Verifikimi nga KQZ i kërkesës nga zgjedhës për referendum vendor
në nivel komune ose bashkie
1. KQZ verifikon nënshkrimet dhe saktësinë e dokumenteve identifikuese të zgjedhësve, në përputhje me aktet nënligjore të nxjerra nga KQZ.
2. KSHZ brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së saj vendos për pranimin, detyrimin për korrigjime ose mospranimin e kërkesës. Vendimi bazohet vetëm mbi shqyrtimin e rregullsisë së dokumentacionit të paraqitur lidhur me nënshkrimet dhe u njoftohet menjëherë nismëtarëve.
3. Vendimi për mospranimin e kërkesës duhet të përcaktojë qartë shkaqet e mospranimit.
4. Brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit për korrigjime të saktësisë së dokumentacionit, grupi nismëtar mund t’i deklarojë KSHZ se është i gatshëm të korrigjojë parregullsitë e vërejtura. Në këtë rast, KSHZ cakton një afat deri në 15 ditë për riparaqitjen e kërkesës. KSHZ vendos brenda 10 ditëve për pranimin ose jo të kërkesës së riparaqitur dhe njofton menjëherë nismëtarët.
Neni 36
Miratimi i datës së referendumit vendor
1. KSHZ në përfudnim të shqyrtimit të vendimmarrjes lidhur me nënshkrimet dhe saktësinë e dokumenteve identifikuese të zgjedhësve në rast referendumi vendor, njofton menjëherë Presidentin e Republikës për nevojen e shpalljes së datës për zhvillimin e një referendum vendor.
2. Presidenti i Republikës shpall datën në përputhje me afatet e parashikuara në Kushtetutë.
KREU III
ORGANIZIMI I REFERENDUMEVE NGA KQZ
Neni 37
Procedura e organizimit të Referendumit kushtetues
dhe referendumit e përgjithshëm
1. Referendumet kushtetuese dhe referendumet e përgjithshme administrohen nga KQZ, sipas procedurave të parashikuara në Kodin Zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin, për aq sa është e mundur ose e nevojshme dhe kur në këtë Ligj nuk është parashikuar ndryshe.
Neni 38
Procedura e organizimit të referendumit vendor
1. Referendumet vendore administrohen nga KQZ nëpërmjet KZAV-ve dhe, sipas
procedurave të parashikuara në Kodin Zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, për aq sa është e mundur ose e nevojshme dhe kur në këtë Ligj nuk është parashikuar ndryshe.
2. Për referendumet vendore në nivel qarku, KQZ-ja krijon komision në nivel qarku. Përbërja e këtij komisioni propozohet nga këshilli i qarkut, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj për përbërjen e KZAZ-së.
3. Për referendumet vendore në nivel Bashkie ose Komune, KQZ-ja krijon komision në nivel Bashkie. Përbërja e këtij komisioni propozohet nga Këshilli Bashkiak, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj për përbërjen e KZAZ-së.
Neni 39
E drejta për të caktuar vëzhgues të referendumit
1. Çdokush ka të drejtë të vëzhgojë veprimtarinë dhe procedurat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe administratorëve të procesit.
2. Çdo, subjekt politik i shprehur në favor ose kundra ligjit ose cështjes së shtruar për referendum, ka të drejtë të caktojë nga një vëzhgues në cdo KZAZ, dhe në cdo KQV.
3. Organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit e shteteve të huaja dhe të medies kanë të drejtë të dërgojnë vëzhgues në procesin e votimit dhe numërimit të votive për një refendum.
4. Akreditimi kryhet nga KQZ-ja në rastet e votimit për një referendum Kushtetues ose të përgjithsëm dhe nga KZAZ në rastin e referndumeve vendore. Në cdo rast Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka të drejtë, që me udhëzim të veçantë, t’u delegojë KZAZ-ve kompetencën e akreditimit të vëzhguesve, sipas pikës 1dhe 2 të këtij neni.
5. Procesi i akreditimit kryhet brenda 5 ditëve nga dalja e dekretit për caktimin e datës së referendumit.
6. Lista e vëzhguesve të akredituar, publikohet në faqen zyrtare të KQZ.
Neni 40
Të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve të referendumit
1. Vëzhguesit e akredituar përvec sa parashikohet në këtë nen gëzojnë edhe të drejta dhe mbartin detyrime të tjera të parashikuara nga Kodi Zgjedhor sa kohë që nuk vijnë në konflikt me dispozita e parashikuara këtu.
2. Një vëzhgues i akredituar duhet të prezantohet para fillimit të vëzhgimit.
3. Një vëzhgues i akredituar ka të drejtë të shënojë numrat e mjeteve të sigurisë të përdorura në vulosjen e pajisjeve të votimit.
4. Një vëzhgues i akredituar, mund të mbajë shënime për gjithëshka që vëzhgon por nuk ndërhyn në votimin e një votuesi, as në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ose administratës zgjedhore dhe as mund të marrë pjesë në vendimmarrjen lidhur me aktet brenda kompetencës administrate zgjedhore të votimit.
5. Një vëzhgues i akredituar nuk ka të drejtë të shqyrtojë listën e votuesve, përveç për të verifikuar saktësinë e informacionit të futur në listën e votuesve në lidhje me vetë atë.
6. Nëse për shkak të mungesës së hapësirës është e pamundur të sigurohen kushte të barabarta për të gjithë vëzhguesit për monitorimin e procedurës, vëzhgimi kryhet sipas urdhrave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kur KQZ nuk ka miratuar akte të posacme për këtë qëllim.
7. Një vëzhgues i akredituar mund të ankimojë cdo akt që në vlerësimin e tij, është marrë në kundërshtim me rregullat e Kodit Zgjedhor ose me këtë ligj. Ankimimi duhet të jetë i arsyetuar duke përshkruar qartë shkeljen e pretenduar si dhe dispozita e shkelura me atë rast.
KREU IV
ADMINISTRATA ZGJEDHORE NË RAST REFERENDUMI
Neni 41
Ngritja e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor në rast referendum
1. Vendimi për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor merret nga KSHZ jo më vonë se 40 ditë para datës së shpallur për referendum.
Neni 42
Përbërja e zyrtarëve zgjedhorë në rast referendiumi
1. KQZ për qëllime të procesit të votimit në rast referendumesh, përgatit dhe mban të gatshme databazën e shtetasve që caktohen në përbërje të komisioneve të votimit, numërimit dhe vendimmarrjes deri në nivel KZAZ si dhe përgatit kurset e trainimit të shtetasve që kualifikohen si zyrtarë zgjedhorë në rast referendumi.
2. Për qëllime të mbajtjes së një database të vlefshme për cdo rast të organizimit të një referndumi deri në nivel kombëtar, KQZ merr masat për:
a) futjen në listën e zyrtarëve zgjedhorë në rast referendumi, të shtetasve që plotësojnë kriteret e parashikuar nga ky Ligj;
b) konfirmimin në listën e zyrtarëve zgjedhorë në rast referendumi, të zyrtarëve zgjedhorë, që janë vlerësuar “në rregull” nga vlerësime të kaluara kur të njëjtët kanë marrë pjesë në zgjedhje për Kuvendin ose vendore;
c) heqjen nga lista të zyrtarëve zgjedhorë në rast referendumi, për të cilët në të shkuarën, KQZ ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra e zyrtarit zgjedhor;
Neni 43
Programi i trajnimit të zyrtarëve zgjodhorë në rast referendumi
1. Departamenti i Administratës publike në bashkëpunim me KQZ, zhvillon në mënyrë të rregullt programe trajnimi për nëpunësit civilë, për kualifikimin e tyre në ushtrimin e detyrës si zyrtarë zgjedhorë në rast referendum dhe që bëjne pjesë në databazën e ngritur nga KQZ për këtë qëllim.
2. Për gjithë shtetasit me të drejtë vote që nuk janë pjesë e shërbimit civil, pranimi në programet e trainimit bëhet pas aplikimit individual nga shtetasit që plotësojnë kushtet për pranim. Për këta shtetas programet e trainimit organizohen nga KQZ-ja dhe zhvillohen nga struktura e saj e ngarkuar me trajnimin e zyrtarëve zgjedhorë.
Neni 44
Përfshirja në listë si zyrtar zgjedhor në rast referendumi
1. KQZ përfshihen në listë kryesisht si zyrtarë zgjedhorë në rast referendum të gjithë shtetasit shqiptarë që nuk kanë mbushur ende moshën 55 vjec deri përpara 60 ditëve nga dita e zhvillimit të referendumit dhe që janë të punësuar:
a) si arsimtarë të të gjitha niveleve në sektorin publik;
b) shtetasit që gëzojnë statusin e nëpunësit civil;
c) noterët;
d) punonjësit e organeve të qeverisjes vendore që kanë mbaruar arsimin e lartë, ose të jenë të paktën në vitin e fundit të studimeve të ciklit të parë “bachelor”.
2. Shtetasit që përfshihen në listë si zyrtarë zgjedhorë duhet:
a) të jenë në kushte shëndetësore që i lejojnë të kryejnë detyrën dhe
b) të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
3. KQZ përfshin në listë me kërkesë edhe shtetas të tjerë që deshirojnë të rregjistrohen si zyrtarë zgjedhorë në rast referendumi. Në këtë rast KQZ verifikon paraprakisht që kandidati:
a) të ketë mbaruar arsimin e lartë, ose të jetë të paktën në vitin e fundit të studimeve të ciklit të parë “bachelor”;
b) të jetë në kushte shëndetësore që i lejojnë të kryejnë detyrën;
c) të mos jetë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
d) nëse në të shkuarën, KQZ ka marrë vendim për shkarkim nga detyra e zyrtarit zgjedhor.
4. Kërkesa sipas pikës 3 të këtij neni mund të bëhet personalisht nga shtetasi ose nga organizata jofitimprurëse të cilat në këtë rast përgatisin paraprakisht dosjet e shetatsve anëtarë të angazhuar në veprimtari në shoqërinë civile e që i përcillen KQZ për t’u kualifikuar si zyrtarë zgjedhorë në rast referendumi.
5. Për rastet e parashikuara në pikën 3 të këtij neni, pas verifikimit KQZ i përfshin në programet e veta të trajtimit dhe kur përfundojnë me sukses trainimin si zyrtarë zgjedhorë në rast referendumi, i pajis me dëshminë e zyrtarit zgjedhor dhe i përfshin në databazën e ngritur për këtë qëllim.
Neni 45
Baza e të dhënave të zyrtarëve zgjedhorë në rast refendumi
1. KQZ mban dhe përditëson bazën e të dhënave të zyrtarëve zgjedhorë në rast referendumi, e cila, përveç të dhënave identifikuese, përmban të dhëna të detajuara për moshën, gjininë, adresën e banimit, të vendit të punës dhe mënyrën e kontaktit, si dhe të dhëna të detajuara për kurset dhe ecurinë e trainimeve për secilin prej tyre.
1. Baza e të dhënave e zyrtarëve zgjedhorë përqaset përpara çdo zgjedhjeje me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Të dhënat për shtetësinë dhe adresën e vendbanimit korrigjohen në përputhje me të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile.
2. Nga baza e të dhënave të zyrtarëve zgjedhorë në rast referendum, përpara çdo referendum, me qëllim përzgjedhjen e zyrtarëve zgjedhorë të referednumit që do të administrojnë procesin, nxirret lista e zyrtarëve zgjedhorë të gatshëm për refererendumin e pritshëm.
Neni 46
Pasojat juridike të fshirjes nga rregjistri i zyrtarëve zgjedhorë
për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të këtij Ligji
1. Zyrtarët zgjedhorë në rast referendum, që gëzojnë statusin e nëpunësit civil, të cilët fshihen nga databaza e mbajtur për këtë qëllim, për shkak të shkeljes së dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe të këtij Ligji, u niset procedure disiplinore për shkarkimit si nëpunës civilë, në përputhje me ligjin “Për nëpunësin civil”.
Neni 47
Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të zyrtarëve zgjedhorë në rast referendumi
1. KQZ-ja nga baza e të dhënave që mban për këtë qëllim, përzgjedh me short zyrtarët zgjedhorë në rast referendumi.
2. Procedura e hedhjes së shortit dhe organizimi i seleksinimit të zyrtarëve mbi bazë ttë territorit ku do të ushtrojnë detyrën me rastin e referendumit të pritshëm, përcaktohet nga KQZ.
Neni 48
Përbërja e KZAZ në rast referendumi
1. KZAZ-ja që ngrihet në rast referendumi përbëhet nga 2 grupe me nga 3 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së parashikuar nga pika 2 e nenit 41 të këtij Ligji.
2. Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së për secilin grup prej 3 anëtarësh, zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim të KZAZ-së.
3. 2 grupet punojnë me rradhe në orare të përcvaktuara nga KQZ me qëllim që procesi të bëhet i pandërprerë. KQZ-ja përcakton orarin e punës së KZAZ-së gjatë periudhës që paraprin ditën e votimin me referendum dhe jashtë kësajperiudhe. Për punën e kryer anëtarët përfitojnë shpërblim në masën e përcaktuar me vendim të KQZ-së.
4. Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KZAZ-së mbetet vakant në ditën e zgjedhjeve, KQZ jo më vonë 3 orë nga çasti i krijimit të vakancës cakton zëvendësuesit nga lista e gatshme e zyrtarëve zgjedhorë në rast referendumi.
Neni 49
Shkarkimi dhe lirimi i anëtarëve dhe i sekretarit të KZAZ-së
1. Anëtari dhe sekretari i KZAZ-së shkarkohen nga detyra me vendim të KQZ-së kur:
a) shkelin dispozitat e Kodit Zgjedhopr dhe të këtij Ligji ose të akteve nënligjore në zbatim të tyre lidhur me detyrat e KZAZ-së;
b) dënohen me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
c) mungojnë pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se dy mbledhje rresht të KZAZ-së, ose në periudhën nga emërimi deri në marrjen e vendimit nga KZAZ ku janë emëruar, nuk paraqiten në detyrë pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se 2 ditë rresht.
Neni 50
Detyrat e KZAZ-së
1- KZAZ-ja kryen këto detyra:
a) përgjigjet për administrimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në ZAZ, sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, të këtij Ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ-ja;
b) nga lista që i vihet në dispozicion nga KQZ, me zyrtarët zgjedhorë në rast refrendumi, emëron kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët, sekretarët e KQV-ve, dhe anëtarët e grupeve të numërimit, të përfshira në juridiksionin e ZAZ-së, sipas Kodi Zgjedhor;
c) regjistron në Librin e Protokollit të Mbledhjeve dhe, sipas rastit, verifikon informacionet ose pretendimet e vëzhguesve në zonë;
ç) afishon në një vend të dukshëm:
• listat përfundimtare të votuesve,
• dekretin për caktimin e datës së referendumit ose vendimin e KQZ për caktimin e datës së referendumit;
• tekstin e dispozitave të cilat u nënshtrohen referendumit në rast të një referendum kushtetues ose të përgjithshëm për një ligj;
• përshkrimin e cështjes që votohet me referëndum, në rast të një referendum për një cështje si dhe
• të dhëna të tjera, që lidhen me zhvillimin e referendumit në zonë;
6. administron buxhetin e caktuar nga KQZ;
7. garanton shpërndarjen në kohë të materialeve të votimit;
8. merr në dorëzim nga KQV-të materialet e votimit dhe kutitë e votimit;
9. përgatit dhe miraton tabelën përmbledhëse të rezultatit të referendumit dhe ia dërgon atë KQZ-së, së bashku me materialet e tjera të nevojshme;
10. shpall rezultatin e referendumit për zonën që administron.
Neni 51
Detyrat e sekretarit të KZAZ-së si dhe
mbledhjet dhe vendimet e KZAZ-së në rast referendumi
1. Sekretari i KZAZ-së në rast refrendumi, ndjek dhe zbaton për aq sa është e mundur, të gjitha detyrat e ngarkuara sipas Kodit Zgjedhor.
2. Për vendimmarrjen e vet KZAZ-së në rast refrendumi, ndjek dhe zbaton për aq sa është e mundur të gjitha detyrat e ngarkuara sipas Kodit Zgjedhor
Neni 52
Përbërja e KQV-së në rast referendumi
1. KQV-ja përbëhet nga 3 anëtarë, ku një anëtar ushtron detyrën e sekretarit. KQV-ja formohet sipas mënyrës dhe kritereve të parashikuara në këtë Ligj dhe akteve të miratuara nga KQZ.
2. Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KQV-së mbetet vakant, ai plotësohet brenda 2 ditëve nga e njëjta listë që i është dorëzuar KZAZ nga KQZ, por në cdo rast jo më vonë se 24 orë para hapjes së procesit të votimit për referendumin. Zëvendësimi i anëtarëve të larguar në ditën e votimit ose që nuk paraqiten në detyrë në ditën e zgjedhjeve, bëhet jo më vonë se 2 orë nga njoftimi i mungesës.
3. Në rast referendum vendor, kur zëvendësimi i anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së nga lista bëhet i pamundur për shkak të shterrimit të listës, zëvendësimi bëhet nga KQZ me zyrtarë të gatshëm që mund të ushtrojnë detyrën në një KQZ që nuk lidhet me adresën e banimit. Rregullat për zëvendësimin në këto raste miratohen nga KQZ.
Neni 53
Shkarkimi dhe lirimi i anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së
1. Anëtari dhe sekretari i KQV-së shkarkohen nga detyra me vendim të KZAZ-së kur:
a) shkelin dispozitat e Kodit Zgjodher, të këtij Ligji ose të akteve nënligjore në zbatim të tij, lidhur me detyrat e KQV-së;
b) dënohen me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
c) nuk paraqiten në detyrë pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se 2 ditë rresht.
Neni 54
Detyrat e KQV-së si dhe
mbledhjet dhe vendimet e KQV-së në rast referendumi
1- Pas mbylljes së procesit të votimit, KQV, shndërrohet dhe merr funksionet e grupit për numërimin e votave. Numërimi i votave nis menjëherë si proces vijues dhe zhvillohet I pandërprerë. KQZ-ja përcakton me akt normativ kriteret mënyrën e organizimit të punës, ndarjen e detyrave midis anëtarëve të grupit të numërimit dhe rregullat për radhën e veprimeve.
2- KQV dhe sekretari i KQV në rast referendum, për aq sa ështe e mundur, ushtron të detyra të tjera dhe ka përgjegjësi të tjera sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor për raste te zgjedhjeve.
3- Për organizimin e mbedhjeve dhe vendimmarrjen KQV në rast referendum i referohet të dispozitave të Kodit Zgjedhor për KQZ si dhe për grupet e numerimit.
4- Nëse një referendum vendor, është caktuar të mbahet në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin ose për organet e qeverisjes vendore, si KZAZ dhe KQV për referendumin, do të shërbejnë të njëjtat komisione që administrojnë procesin e votimit të zgjedhjeve të përgjithshëme, kurse GNV ngrihen sipas procedurave për ngritjen e KQV në rast referendum. Numërimi i votave për referendumin do të bëhet në qendrën e votimit dhe për to nuk ndiqen rregullat për transferimin e kutive të votimit për Kuvendin ose organet e qeverisjes vendore.
Neni 55
Përbërja dhe përgjegjësitë e KQV-ve të posaçme
1. KZAZ-ja, në përputhje me dispozitat e këtij Ligj i propozon KSHZ krijimin e KQV-ve të posaçme në institucionet e posaçme përfshire institucione të kujdestarisë, spitalet dhe institucionet e mirëqënies sociale 24 orëshe.
2. KSHZ vendos ngritjen e komisionit në institucionin e posacëm përfshirë institucione të kujdestarisë, spitalet dhe institucionet e mirëqënies sociale 24 orëshe dhe në atë rast Komisionet kanë të njëjtën përbërje dhe të njëjtat përgjegjësi si edhe KQV-ja.
Neni 56
Nevoja për ngritjen e KQV-ve të posacme
1. Administratori i një institucioni të kujdestarisë, spitali ose institucioni të mirëqenies sociale njëzet e katër orëshe, paraqet një kërkesë për votim që i dorëzohet KZAZ të paktën 5 ditë përpara ditës së referendumit.
2. Votimi në institucione të kujdestarisë, spitale ose institucione të mirëqenies sociale 24 orëshë, do të bëhet i mundur kur Kodit Zgjedhor të ketë parashikuar rregullime për këtë cështje.
Neni 57
Votimi në shtëpi
1. Nëse një votues nuk është në gjendje të votojë në një vend votimi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ose për një arsye tjetër që nuk varet nga vullneti i mire i votuesit për të marrë pjesë në votim, mund të bëjë kërkesë për të votuar në shtëpi.
2. Për të votuar në shtëpi, një votues duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim në KZAZ e adrersës së banimit nga ora 09.00 të një dite më parë deri në orën 09.00 në ditën e referendumit dhe KZAZ regjistron kërkesën.
3. Një votues mund të paraqesë një kërkesë për të votuar në shtëpi edhe me telefon në KZAZ adresës së banimit nga ora 09.00 të një dite më parë deri në orën 09.00 në ditën e referendumit. KZAZ do të regjistrojë kërkesën.
4. kërkesa për të votuar në shtëpi duhet të përfshijë sa vijon:
1) emri i votuesit;
2) kodi personal i identifikimit të votuesit;
3) adresa e votuesit;
4) numrat e kontaktit të votuesit;
5) arsyeja e votimit në shtëpi.
5. Nëse KZAZ konstaton se kërkesa është e pabazuar, komisioni do të njoftojë aplikantin për rrethanat për refuzimin e kërkesës.
6. Votimi në shtëpi do të bëhet i mundur kur Kodit Zgjedhor të ketë parashikuar rregullime për këtë cështje.
Neni 58
Votimi nga jashtë
1.Votimi në një shtet të huaj për votuesit shqiparë si dhe votimi në bordin e anijes me flamur kombëtar të Shqipërisë dhe e vendosur në ujërat ndërkombëtare ose të shtetit të huaj do të bëhet i mundur kur Kodit Zgjedhor të ketë parashikuar rregullime për këtë cështje.
2. Në rast referendum Kushtetues dhe të përgjithsëm përfaqësite diplomatike dhe të tjera të ngjashme të shtetit shqiptar, publikojnë në faqet e tyre zyrtare çështjen e shtruar për referendum ose projektligjit e dorëzuar në referendum si dhe informacione të tjera në lidhje me referendumin.
KREU V
FUSHATA DHE PROPOGANDA REFERENDARE
Neni 59
Propoganda dhe sondazhet lidhur me rezultatin e referendumit
1. Gjatë fushatës për referendum, çdo subjekt politik ose organizatë e shoqërisë civile ka të drejtë tëdeklarohet publikisht pro ose kundër referendumit, të bëjë propagandë në çdo mënyrë të ligjshme, pro dhe kundër referendumit si dhe të organizojë zhvillimin e sondazheve referendare.
2. Rezultatet e sondazheve në lidhje me rezultatin e referendumit nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së votimit, përfshirë edhe datën e votimit deri në orën e mbylljes së votimit.
3. Publikimi i rezultateve të sondazheve zgjedhore duhet të përfshijë edhe emrin e organizatorit të sondazhit, porositësin e tij, numrin e personave të intervistuar, probabilitetin e gabimit, si dhe periudhën e zhvillimit të sondazhit.
Neni 60
Afishimi i materialeve propagandistike në lidhje me referendumin
1. Jo më vonë se 15 ditë para datës së votimit për referendum, kryetari i bashkisë, përcakton vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin e materialeve propagandistike duke u kujdesur të paracaktojë një ndarje të barabartë të hapësires si për mbështetësit ashtu edhe për kundërshtarët e referendumit. Vendet e caktuara duhet të jenë në ambiente që sigurojnë shikueshmëri publike. Vendimi i kryetarit të bashkisë bëhet publik në faqen e internetit të bashkisë menjëherë pas miratimit.
2. Të gjitha materialet propagandistike vizive që përdoren në fushatë duhet të shoqërohen me shënimin: “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…” (vijon emri i subjektit zgjedhor).
3. Policia Bashkiake dhe/ose Policia e Shtetit garantojnë respektimin duke hequr menjëherë çdo material propagandues të afishuar në vendet jashtë hapësirave të paracaktuara nga Vendimi i Kryetarit të Bashkisë.
Neni 61
Fushata për referendum në Radiotelevizionin Publik
1. Gjatë fushatës referendare, radiotelevizioni publik vë minutazh falas në dispozicion të subjekteve të shpallura pro dhe kundër referendumit duke u kujdesur që minutazhi i rezervuar të jetë i barabartë për secilën palë që propagandon qendrimin pro ose kundra referendumit.
2. Ndarja e barabartë e kohës vlen si për daljen e përfaqësuesve të qëndrimit pro ose kundër, në edicione informative, ashtu edhe për përballjen në biseda dhe debate ne studio televizive.
3. Radiotelevizioni publik e pasqyron fushatën për referendum edhe nëpërmjet lajmeve dhe programeve informative, në përputhje me parimin e ndarjes së barabartë të minutazhit për secilin qëndrim përkatësisht pro dhe kundër referendumit.
4. Gjatë fushatës referendare lejohen reklama dhe njoftime që i shërbejnë qëllimit të ndërgjegjësimit të zgjedhësve për pjesmarrje në votim dhe aspekte të procesit për referendum dhe/ose njoftime të tjera të parashikuara nga ligji.
5. Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një pale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëron reduktimin në të njëjtën masë të kohës në dispozicion të palës tjetër, ose kompensimin e me minutazh shtesë brenda 48 orëve.
6. Brenda edicioneve informative dhe organizimit të bisedave ose debateve në studio, gazetari i radiotelevizionit publik e ka të ndaluar propagandën, komentet ose qëndrimet pro ose kundra referendumit. Nëse kjo ndodh, koha e shpenzuar prej tij, do llogaritet për efekt të kompensimit që duhet t’i bëhet, propagandimit të qëndrimit të kundërt me atë të mbajtur nga gazetari në raport me referendumin.
7. Kushti për ndarjen e barabartë të kohës nuk vlen në rast se për një referendum refuzimi ose mbështetja është totale dhe nuk ka palë të deklaruara në pozicione të kundërta. Në rast se për një referendum refuzimi ose mbështetja është totale dhe nuk ka palë të deklaruara në pozicione të kundërta, koha në dispozicion mund të shërbejë vetëm nxitjen e pjesmarrjes në votimin për referendumin e pritshëm.
Neni 62
Minutazh falas për KQZ
1. Radioja dhe televizioni publik vënë 45 minuta falas në dispozicion të KQZ-së për informimin e votuesve në rast refrendumi. Ky minutazh nuk llogaritet si minutazh i informimit të zgjedhësve sipas përcaktimit të bërë për këtë qëllim nga Kodi Zgjedhor.
Neni 63
Minutazhi në dispozicion të propogandes për referendum
1. Minutazhi në dispozicion të propogandimit të qëndrimeve pro dhe kundër referendumit, caktohet në intervalin kohor nga ora 18.00 deri 22.00 të çdo dite të fushatës për referendum, deri 24 orë para fillimit të votimit.
Neni 64
Fushata për referendum në radiot dhe televizionet private
2. Në radiot dhe televizionet private, pasqyrimi i fushatës për referendum bëhet vetëm në edicionet e zakonshme dhe të posaçme informative.
3. Radiot dhe televizionet private mund të zgjedhin të vënë në dispozicion pa pagesë kohë transmetimi në dispozicion të përfaqësuesve të qëndrimit pro ose kundra për pasqyrimin dhe propagandimin e qëndrimeve të tyre. Në cdo rast minutazhi ndahet në mënyrë të barabartë mes përfaqësuesve të qëndrimeve të kundërta në lidhje me referendumin.
4. Radiot dhe televizionet private kanë të drejtë të organizojnë debate mes palëve që ndajnë qëndrime të kundërta në lidhje më referendumin. Në organizimin dhe zhvillimin e debatit, radiotelevizionet private janë të detyruara të ruajnë baraspeshën mes palëve në debat edhe nëpërmjet sigurimit të mbajtjes dhe ruajtjes së neutralitetit të moderatorëve të debateve.
5. Kushti për ndarjen e barabartë të kohës nuk vlen në rast se për një referendum refuzimi ose mbështetja është totale dhe nuk ka palë të deklaruara në pozicione të kundërta.
Neni 65
Reklamat për referendum
1. Reklamat duhet të identifikojë qartë subjektin porositës.
2. Operatorët radiotelevizivë detyrohen të dorëzojnë 5 ditë përpara fillimit të fushatës tarifat për çdo segment kohor pranë KQZ-së. Tarifat publikohen në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
3. Kostoja për vënien e kohës në dispozicion falas në shërbim të propogandës për referendum nga ana e radiove dhe televizioneve private llogaritet si shpenzim i zbritshëm për efekte tatimore. Ngarkohen KQZ, enti rregullator për mediat audiovizive dhe Ministri i Financave të nxjerrin udhëzimet përkatëse.
4. Cdo reklamë pro referendumit duhet të shoqërohet me reklamën pasuese pro tij në mënyrë që votuesi të marrë njëkohësisht si qëndrimet pro ashtu edhe kundra referendumit. Në rast se për një referendum refuzimi ose mbështetja është totale dhe nuk ka palë të deklaruara në pozicione të kundërta, reklamat mund të kenë si qëllim vetëm nxitjen e pjesmarrjes në votimin për referendumin e pritshëm.
Neni 66
Mbulimi i fushatës për referendumet vendore
1. Rregullat e parashikuara nga ky ligj për referendumet e përgjithshmë, vlejnë për aq sa është e mundur edhe për pasqyrimin e fushatës për referendum në mediat lokave.
Neni 67
Monitorimi i fushatës për referendum në media
1. Monitorimi i fushatës për referendum në mediat audiovizive kryhet nga enti rregullator që rregullon dhe mbikëqyr fushën e shërbimeve të transmetimeve audio dhe audiovizive dhe zhvillohet për aq sa ështe e mundur sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor për monitorimin e fushatave zgjedhore.
2. Radiot dhe televizionet publike dhe private janë të detyruara të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre përgjatë gjithë periudhës së fushatës për referendum. Këto regjistrime ruhen deri në mbarimin e dhjetë muajve nga data e referendumit dhe vihen, me kërkesë të KQZ-së, menjëherë në dispozicion të saj.
Neni 68
Ndalimi i fushatës në ditën e votimit për referendum
1. Nëse referendum zhvillohet për miratimin ose shfuqizimin e një ligji, votuesit mund ta shqyrtojnë projektaktin i cili shumëfishohet dhe vendoset në një vend të dukshëm në qendrat e votimit.
2. Në ditën e referendumit, ndalohet fushata aktive pro ose kundër ose në lidhje me pjesëmarrjen ose refuzimin për të marrë pjesë në referendum.
3. Fushata është e ndaluar në qendrat e votimit dhe në ambientet përmes të cilave votuesit hyjnë në qendrat e votimit.
KREU VI
FINANCIMI I REFERENDUMIT
Neni 69
Burimet e financimit të procesit për referendum
1. Procesi i referendumit dhe kostoja e materialeve zgjedhore për referendumet kushtetues si dhe referendumet e përgjithshme, mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Fondet e nevojshme miratohen nga Kuvendi dhe i vihen në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për financimin e procesit, brenda 10 ditëve nga nxjerrja e dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së referendumit Kushtetues ose të Përgjithshëm.
2. Procesi i referendumit dhe kostoja e materialeve zgjedhore për referendumet vendore mbulohet nga Buxheti i local i Qarkut në të cilin zhvillohet referendum dhe që ka miratuar paraprakisht zhvillimin e referendumit. Fondet e miratuara me vendim të Këshillit të Qarkut i vihen në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për financimin e procesit, brenda 10 ditëve nga nxjerrja e dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës për zhvillimin e referendumit vendor.
Neni 70
Financimi i fushatës për referendum
3. Burimet e financimit të fushatës për subjektet ë angazhohen në mbështetje ose kundra referendumit krijohen nga;
a) të ardhura të vetë subjektit të krijuara nga veprimtaria sipas ligjit;
b) kuota anëtarësie;
c) dhurata për subjektin, në vlerë monetare, natyrë ose shërbime të dhëna;
d) hua ose kredi.
KREU VII
Kompetencat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Neni 71
Monitorimi i fushatës për referendum
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre grupin e monitorimit të fushatës për referendum, i përbërë nga zyrtarë të administratës së KQZ.
2. Grupi i Monitorimit, monitoron ditë pas dite zhvillimin e fushatës dhe i referon KSHZ sjellje ose shpenzime të pazakonta të subjekteve të përfshira në fushatën për referendum.
3. Gjetjet e Grupit të Monitorimit i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili vendos trajtimin e mëtejshëm si dhe vijimin ose jo të hulumtimit të rasteve.
Neni 72
Kompetencat e KQZ në raport me referendumet
1. KQZ përfaqësuar nga Komisioneri Shtetëor i Zgjedhjeve, përvec kompetendave dhe detyrimeve të parashikuara nga ky ligj, ushtron në kontekstin e zhvillimit të referendumit edhe kompetenca dhe detyra të tjera që i burojnë nga Kodi Zgjedhor duke i përshatur ato me procesin e votimit për referendum.
2. KSHZ organizon zhvillimin dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike të nevojshme për kryerjen e detyrave që dalin nga dispozitat ligjore në fuqi në ato raste kur KQZ nuk ka rregulluar me akte të posacme cështje të caktuara të procesit të Referendumit duke u orientuar për analigji nga zgjidhjet e gatshme në raste të zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin ose për pushtetin vendor.
3. Për kryerjen e funksioneve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:
a) jep udhëzime me shkrim zyrarëve zgjedhorë në rast referendumi për sigurimin e uniformitetit të referendumit;
b) përgatit projektbuxhetin për përgatitjen dhe mbajtjen e referendumit Kushtetues dhe të përgjithshëm;
c) cështje të tjera sipas rregullimit në Kodin Zgjedhor.
Neni 73
E drejta për t’u ankuar në KQZ
1. Cdo vëzhgues i akredituar ose person i interesuar, ka të drejtë të ankohet për shkelje të kryera nga zyrtarë zgjedhorë në referendum, për shkelje të ligjit nga media si dhe për vendime të marra nga organet e administratës zgjedhore.
2. Afatet dhe procedura e shqyrtimit është e njëjtë me atë të parashikuar nga Kodi Zgjedhor për zgjedhje të tjera.
Neni 74
Organizimi i votimit elektronik ose nëpërmjet interentit
1. KQZ organizon votimin elektronik:
a) për cdo referendum vendor.
b) në të paktën 2 qarqe të ndryshme nga Qarku Tiranë për cdo referendum Kushtetues dhe
c) në të paktën 2 qarqe dhe 4 bashki të Qarkut Tiranë për cdo kategopri referendum që zhvillohet ose përfshin edhe qarkn Tiranë.
2. Votimi nëpërmjet internetit, do të bëhet i mundur, kur Kodi Zgjedhor të ketë parashikuar dispozita për këtë formë votimi. Në atë rast, detyrimi për shtrirjen e votimit elektronik, zbatohet edhe për votimin nëpërmjet internenit.
KREU VIII
DITA E VOTIMIT
Neni 75
Koha e votimit
1. Votimi në ditën e referendumit hapet në orën 9 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 8 pasdite.
2. Nëse votimi për referendum bëhet në të njëjtën ditë me votimin për zgjedhje, atëherë orari i votimit është i njëjtë me orarin e votimit të zgjedhjeve të organizuara sipas Kodit Zgjedhor.
Neni 76
Fleta e votimit
1. Nëse një projektligj paraqitet në referendum, në fletën e votimit vendoset:
a) titulli i projektligjit;
b) pyetja “Jeni pro apo kundër projektligjit?” dhe
c) hapësirat e shënuara me përgjigjet e mundshme” [PRO] dhe “[KUNDËR].
2. Nëse në referendum paraqitet një çështje, në fletën e votimit vendoset:
a) jeni pro apo kundër dhe vijon me formulimin e çështjes dhe
b) hapësirat e shënuara me përgjigjet e mundshme [PRO] dhe [KUNDËR].
2.Kur në të njëjtën datë zhvillohet më shumë se një referendum, fletët e votimit të secilit referendum janë me ngjyra të ndryshme.
Neni 77
Plotësimi i fletës së votimit
1. Votuesi duhet të tregojë përgjigjen e tij në fletën e votimit në hapësirën e shënuar [PRO] ose [KUNDËR].
2. Për votimin zbatohen të njëjtat dispozita të Kodit Zgjedhor sin ë raste të votimeve për zgjedhje të tjera.
KREU IX
SHPALLJA E REZULTATEVE TË REFERENDUMIT
Neni 78
Miratimi dhe shpallja e rezultateve të referendumit
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton rezultatet e referendumit pas ditës së referendumit, por jo para skadimit të afatit të paraqitjes së ankesave në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor, ose para se të jenë marrë vendimet përfundimtare në lidhje me këto ankesa.
Neni 79
Shpallja dhe hyrja në fuqi e rezultatit të referendumit
dhe pasojave mbi aktet ose cështjet e votuara me referendum
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i paraqet Presidentit të Republikës ligjin e miratuar me referendum si dhe vendimin përfundimtar për miratimin e rezultateve të referendumit në datën e shpalljes së rezultateve të referendumit. Presidenti i Republikës e shpall menjëherë Ligjin.
2. Një ligj që ndryshon Kushtetutën dhe që miratohet me referendum hyn në fuqi në datën e përcaktuar në të, por jo më herët se tre muaj nga shpallja e tij.
3. Një ligj i miratuar me referendum hyn në fuqi në datën e përcaktuar në të, por jo më herët se 15 ditë nga botimi në fletoren zyrtare.
4. Shfuqizimi i një ligji me referendum, hyn në fuqi menjëherë me shpalljen e rezultatit. Kuvendi, me kërkesë të arsyetuar të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë shtyrjen e shfuqizimit të ligjit ose të pjesës së shfuqizuar të tij, por jo për më shumë se 60 ditë.
5. Rezultati i cështjeve të votuara në referendum, shpallet nga KQZ dhe publikohet në Fletoren Zyrtare. Rezultati i votimin për një çështje të paraqitur në referendum hyn në fuqi në datën në të cilën shpallen rezultatet e referendumit
Neni 80
Ruajtja e fletëve të votimit dhe dokumenteve të votimit të referendumit
1. Fletët e votimit ruhen për një muaj që nga dita e referendumit. Pas skadimit të mandatit të lartpërmendur, por jo më herët se miratimi i vendimit përfundimtar në lidhje me çdo ankesë të paraqitur, KSHZ organizon shkatërrimin e fletëve të votimit dhe e dokumenton atë.
2. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ruan votat elektronike për një muaj nga dita e referendumit. Pas skadimit të mandatit të lartpërmendur, por jo më herët se miratimi i vendimeve përfundimtare në lidhje me ankesat e paraqitura, KQZ shkatërron votat elektronike, të dhënat personale të zgjedhësve që gjenden në sistemin elektronik të votimit dhe çelësin për hapjen e votave elektronike.
3. Të dhënat e rezultateve të votimit dhe listat e votuesve që kanë votuar për një referendum kushtetues dhe të përgjithshëm ruhen përgjithmonë në Arkivin e Shtetit.
KREU X
SANKSIONE
Neni 81
Sanksionet administrative për personat e ngarkuar
me detyra për administrimin e procesit të referendumit
1. Shkelja e dispozitave të këtij Ligji nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve ose nga persona të ngarkuar me detyra, sipas këtij Kodi, kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga 4.000 deri në 10.000 lekë.
3. Shkelja e rregullave të përcaktuara nga ky Ligj nga sekretari i KZAZ-së ose KQV-së, dënohet me gjobë nga 30 000 deri në 60 000 lekë.
2. Shkeljet e tjera të dispozitave të këtij Ligji që nuk janë listuar në këtë nen, kur ato nuk përbëjnë vepër penale, dënohen me gjobë nga 2.000 deri në 30.000 lekë.
Neni 82
Sanksionet për subjektet e përfshira në fushatën për referendum
1. Heqja e akreditimit për shkak të veprimeve në kundërshtim me dispozita e këtij ligji, shoqërohet më gjobë nga 10.000 deri në 20.000 lekë.
2. Afishimi i materialeve propagandistike në vende të tjera nga ato të parashikuara nga organet e ngarkuara nga ky ligj për përcaktimin e vendeve të lejuara për afishim, dënohet me gjobë nga 5.000 deri në 10.000 lekë.
Neni 83
Sanksione për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore
1. Thyerja e heshtjes zgjedhore nga shetas ose subjekte të përfshira në fushatën për referendum, dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 500-000 lekë.
2. Thyerja e heshtjes zgjedhore nga botuesi ose operatori radioteleviziv dënohet më gjobë nga KQZ-ja nga 1.000.000 deri në 1.500.000 lekë Për masën e shkeljes, vlerësohet masa e përhapjes së sinjalit të medias ose shtrirja në territorin e Republikës të botuesit, që ka vepruar në kundërshtim e dispozita e këtij Ligji.
Neni 84
Sanksione për median
3. Shkelja e dispozitave të këtij ligji në rast për pranimin dhe transmetimin të reklamave formulimin e reklamave që nuk respektojne kohëzgjatjen dhe nuk sigurojnë barazinë mes palëve të shprehura “PRO” dhe “KUNDËR” referendumit, dënohet me gjobë nga 500.000 deri në 3.000.000 lekë. Për masën e shkeljes, vlerësohet masa e përhapjes së sinjalit të medias që ka vepruar në kundërshtim e dispozita e këtij Ligji.
4. Shkeljet lidhur me respektimin e dispozitave të këtij ligji për zhvillimit të fushatës në RtSh, organizimin e debateve dhe bisedave televizive, dënohet me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë. Për masën e shkeljes vlerësohet minutazhi i përdorur në kundërshtim me dispozita e parashikuara nga ky ligj që garantojnë barazinë me palëve të shprehura “PRO” dhe “KUNDËR” referendumit.
5. Organizimi dhe publikimi i sondazheve në periudhën e ndaluar nga dispozita e këtij Ligji, dënohet me gjobë nga 2.000.000 deri në 3.000.000 lekë. Për masën e shkeljes vlerësohet koha e përdorur për publikimin e sondazhit në raport me shikueshmërinë.
Neni 85
Ekzekutimi i sanksioneve administrative
1. Sanksionet administrative të parashikuara në këtë KRE vendosen nga KQZ, përbëjnë titull ekzekutiv dhe ekzekutohet sipas procedurave të parashikuara në nenin 510 të Kodit të Procedurës Civile.
KREU II
DISPOZITA TRANSITORE DHE TË FUNDIT
Neni 86
Dispozita transitore
1. Në rast procedurash në nisura për një referendum, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, pjesa e zhvilluar deri ne ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, njihet nëse nuk vjen në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 87
Shfuqizime
1. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, pjesa e nëntë “Referendumet” e ligjit nr. 9087, datë 19.6.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe çdo pjesë e dispozitave të tij që ka lidhje me të, shfuqizohen.
Neni 88
Hyrja në fuq
Top Channel