Kuvendi mbyll aplikimet për Komisionerin e ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbardhet lista e kandidatëve

24/03/2026 15:40

Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur aplikimet për Komisionerin e ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në listën e kandidatëve është Alfred Balla, ish drejtues i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe Genta Tafaj, ish drejtuese e vettingut, ndërsa gjithsej në garë janë 7 emra.

Kuvendi hap garën për këtë post për herë të dytë, ndërsa vitin e kaluar, kur gara u hap, kandidoi edhe gjyqtarja kushtetuese, Sonila Bejtja.

Por PD njoftoi nga Kuvendi përmes Gazment Bardhi se ajo ishte tërhequr nga gara, dhe se i duhej të qëndronte në Gjykatën Kushtetuese deri kur t’i vinte zëvendësuesi.

Kreu i grupit demokrat hodhi poshtë zërat se ishte bërë një “Pazar politik” që gjyqtarja e afërt me opozitën, të merrte postin me mandat 5 vjeçar. Por pavarësisht kësaj, as PS dhe as PD, nuk ju dhanë firma mbështetëse të gjithë kandidatëve të tjerë nga garë, duke e djegur procesin.

Gara u hap prapë me firmë të Jorida Tabakut. Ndërkohë nuk është pjesë e aspirantëve gjyqtarja Bejtja, e cila mban karrigen në Kushtetuese.

Lista e plotë e kandidatëve:
Alfred Balla, Brunilda Menalla, Rozeta Ivanova, Genta Tafaj, Ermonela Xhafaj, Brikena Luto, Sonila Hysi Ruka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB