Kryeministri Edi Rama, së bashku me zv.kryeministren Albana Koçiu, prej të enjtes ka nisur një seri takimesh në “Vilën 30” me secilin ministër të kabinetit qeveritar.

Takimi i parë është zhvilluar me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçin.

Ndërkohë gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se këto takime pune vijuan këtë të martë me ministrin e punëve të Brendshme Besfort Lamallari dhe më pas atë të Drejtësisë, Toni Gogu. Burime nga Ministria e Brendshme treguan se në këtë takim nuk është folur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Formati i takimeve është konceptuar ministër, sekretar i Përgjithshëm dhe drejtor dikasteresh.

Burime në dijeni të këtyre takimeve, treguan se bëhet fjalë për analizim të punës së deritanishme të secilës ministri, përfshirë zbatimin e prioriteteve.

Këto takime pritet të përmbyllen deri në fund të kësaj jave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB