LIVE/ Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit, 6 të plagosur, IDF hakmerret. Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet, rritet sërish nafta
Autoritetet iraniane kanë emëruar një figurë të njohur për qëndrimet e forta në krye të sigurisë kombëtare, një lëvizje që pasqyron tensionet në rritje në rajon.
Ky emërim vjen pas vrasjes së ish-zyrtarit të lartë të sigurisë, Ali Larijani, më 17 mars.
Mohammad Baqer Zolqadr, ish-komandant i Gardës Revolucionare, është zgjedhur për të zëvendësuar Ali Larijanin.
Zolghar ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, përfshirë detyrën e zëvendëskomandantit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), zëvendësministrit të Brendshëm për çështjet e sigurisë, zëvendëskryetarit të gjyqësorit, si dhe sekretarit të Këshillit të Përshtatshmërisë.
Zolghadr aktualisht shërben si Sekretar i Këshillit të Vlerësimit të Përshtatshmërisë, një organ kyç që këshillon udhëheqjen supreme të Iranit.
Gjatë viteve, ai ka mbajtur disa role të larta brenda establishmentit politik dhe të sigurisë së vendit.
Ky emërim vjen në një moment delikat për vendin, teksa Teherani përballet me presion të shtuar ndërkombëtar dhe një përshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme. Sipas analistëve, zgjedhja e një figure me përvojë ushtarake dhe qasje të fortë mund të sinjalizojë një ashpërsim të politikave në fushën e sigurisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Top Channel