Krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin Kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit këtë të martë kaluan në fazën e dytë atë të intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, procesi i zgjedhjes së pasuesit të Ilir Prodës përveç instrumenteve shqiptarë pati vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve.
Ndërkohë që kandidatët dilnin para komisionit sipas rendit alfabetik ministria e brendshme u vizitua nga diplomatja amerikane, Nancy VanHorn.
Fazën e parë atë të verifikimit të dosjeve të vetëdeklarimit nuk e kanë kaluar vetëm dy gratë që ishin në listën e 16 kandidatëve: Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj të dyja juriste vinin jashtë radhëve të Policisë së Shtetit. Nga verifikimi i dosjeve të tyre rezultoi se ato nuk plotësonin kriteret ligjore për të aplikuar për post.
Garën e vijojnë 14 kandidatët e mbetur të cilët vijnë me eksperienca të mëparshme në drejtimin e drejtorive të qarqeve apo departamenteve konkretisht postin e kryepolicit e synojnë 3 drejtorë departamentesh Pëllumb Seferi, Neritan Nallbati dhe Saimir boshnjaku.
Në garë janë dhe 4 drejtor qarqesh, Skender Hita, Elidon Çela, Afrim Tafa dhe Gentian Berberi. Po ashtu Arjanit Arapi. Ndërsa nga akademia e sigurisë konkurrojnë 6 kandidatë Alfred Çepe, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Idejet Faskaj, Tonin Vocaj dhe Gentjan Shehaj.
Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen dhe lista e rezultateve do t’i dorëzohet ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.
Mes kryesuesit të listës kryeministri Rama do të përzgjedhë pasuesin e Ilir Prodës.
Top Channel