Përplasje totale mes Uellsit dhe Bosnjes në prag të ndeshjeve të play off-it, shkaku është mesfushori Tahirovic
Ëndrra e Botërorit për Kaledoninë e Re nis me vështirësi. Skuadra që përfaqëson vendin në arkipelagun e Oqeanisë me më pak se 300 mijë banorë.
Në momentin që mbërriti në Meksikë ku në natën mes të enjtes dhe të premtes do të luajë me Xhamajkën në gjysmëfinale të playoffit interkontinental, futbollistët e kësaj skuadre e panë veten pa uniformat e tyre zyrtare e për më tepër nuk u pritën nga askush.
Nuk ishte ky momenti më i mirë pas një fluturimi prej më shumë se 11 mijë km edhe pse në orët në vazhdim, skuadra e drejtuar nga francezi Sidaner e përbërë nga futbollistë, pjesa më e madhe e të cilëve janë gjysmëprofesionistë, nisën të përgatitetishin ashtu siç ishte parashikuar për sfidën më të rëndësishme të historisë së saj
Në rast se Kaledonia e Re do të fitojë ndaj Xhamajkës, do të diskutojë finalen kundë Republikës Demokratike të Kongos me shpresën që të bëhet kombëtarja e tretë oqeanike në histori që merr pjesë në Botëror pas Australisë dhe Zelandës së Re.
Top Channel