“Dua të mbyll sytë dhe të mbarojë gjithçka”/ Rrëfimet tronditëse nga qytetarët në Iran: Kemi frikë se regjimi do bëhet më i dhunshëm

24/03/2026 18:28

Njerëzit në Iran kanë ndarë shqetësimet e tyre rreth konfliktit në Lindjen e Mesme.

Një vajzë në të 20-at u shpreh se “do vetëm të mbyll sytë dhe ta mbarojë gjithçka”.

“Nuk e di si të ndihem. As nuk dua të mendoj për hapat e ardhshëm”, u shpreh ajo.

Ajo rrëfeu se nëse lufta përfundon dhe shpërthimet ndalen, Irani do të mbetet me një “regjim shumë të dobët”, por që “ende ka pushtet mbi popullin e vet”. Sipas saj, regjimi mund të “bëhet edhe më i dhunshëm”.

Ndërkohë, një djalë në të 20-at nga Teherani e quan “interesant” mohimin e negociatave me SHBA-në nga ana e Iranit.

“Fjalë për fjalë çdo gjë që ndodh, ata e mohojnë”, u shpreh ai.

“Nuk më intereson kur mbaron lufta. Më intereson se si mbaron”, përfundoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB