“Do ju vras të gjithëve”/ Gazetarja jep detaje nga tragjedia me tre të vrarë në Podujevë: Autorja e mori peng…

24/03/2026 07:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë tre viktima.

Korrespondentja e Top Channel në Prishtinë, Leonita Bajrami, tregoi në “Top Story” se autorja e krimit, 30-vjeçarja Ardita Gashi, që vrau partnerin dhe të afërmen e saj, kishte kërcënuar të gjithë familjarët.

Autorja, po ashtu, kishte marrë peng nusen e xhaxhait të saj para se ta vriste.

Sipas informacioneve jo zyrtare, ka pasur ndarje mes çiftit dhe takimi ishte me insistimin e vajzës për t’u sqaruar, sipas banorëve të fshatit dhe familjarëve. Prokuroria thotë që kanë pasur një mosmarrëveshje të momentit që ka përfunduar me armë zjarri.

Për shkak se të dy janë të vdekur, nuk dihet saktësisht motivi i përplasjes së tyre që shkaktoi tre viktima. Nusen e xhaxhait e ka takuar në rrugë, e cila kishte dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ajo e kishte marrë peng, duke kërkuar mos të afrohej askush tjetër.

Autoritetet janë kufizuar në dhënien e informacioneve për gjendjen e shëndetit mendor të 30-vjeçares. Megjithatë është e qartë që ka një mosmarrëveshje. Gjatë momentit që është takuar, pasi ka vrarë 43-vjeçarin, u ka thënë edhe familjarëve të tjerë që do ju vras të gjithëve dhe veten. Nuk dihet sesa e gjatë ishte marrëdhënia e tyre.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB