Sulmi ndaj Iranit, New York Times: Princi i Kurorës Saudite po i bën presion Trumpit që të vazhdojë luftën
Pas dështimit të referendumit në drejtësi në Itali, ministri i Drejtësisë Carlo Nordio ka marrë përgjegjësinë politike.
“Reforma mban emrin tim, unë marr përgjegjësinë politike”, është shprehur ai.
Ministri i Drejtësisë mohoi mundësinë e ndonjë dorëheqjeje me një deklaratë të prerë “Absolutisht jo”, një deklaratë që ai përdori edhe në lidhje me pozicionin e Giusi Bartolozzi, kreut të kabinetit të ministrisë.
Kreu i Lëvizjes Pesë Yje, Giuseppe Conte, komentoi gjithashtu rezultatin.
“Nuk ka kuptim të kërkojmë dorëheqjen e Nordios nëse po flasim për një humbje. Është një humbje që Meloni dhe e gjithë qendra e djathtë duhet ta fajësojnë”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto shkroi në një postim në X: “Gjyqësori nuk duhet të jetë në anën ose kundër klasës politike. Dje dhe në muajt e fundit, fryma e etërve themelues u mposht plotësisht.”
Top Channel