Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të enjte ndaj Polonisë për playoffin për në Botërorin e 2026 në Varshavë. Ai që po e përjeton në mënyrë të veçantë këtë ndeshje është pikërisht mbrojtësi Bujar Pllana dhe jo vetëm për faktin se ky është grumbullimi i tij i parë të kombëtarja shqiptare, por edhe sepse ai e njeh mirë futbollin polak duke qenë se është pjesë e skuadrës së Legia Gdnask.

Në një intervistë për median polake, Pllana vlerësoi skuadrën e drejtuar nga trajneri Jan Urban.

‘Keni një kombëtare të mirë me futbollistë të mirë-tha Pllana në intervistën e tij për WP SportoweFakty-por, pak a shumë kështu është edhe këtu. Ne kemi lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme’

Fakti që kombëtarja shqiptare nuk shihet si favorite për t’u kualifikuar për në Kupën e Botës nuk e dekurajon aspak Pllanën apo edhe lojtarët e tjerë kuqezinj.

‘Në futboll, asnjëherë nuk e di se çfarë do të ndodhë-vijoi Pllana-po e shohim këtë edhe në kampionat, që është interesant sepse çdokush mund të mundë çdokënd. Në futboll nuk mund të bësh një skuadëe favorite. Çdo gjë është e mundur. Ne do të bëjmë lojën tonë më të mirë për të kaluar në finale. Në Shqipëri, të gjithë janë entuziastë për këtë ndeshje dhe ne jemi shumë të fokusuar. E dimë sesa e rëndësishme është kjo ndeshje. Kualifikimi në Botëror do të ishte një event historik për ne’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB