Italia, Gattuso merr sinjale të mira nga Bastoni, mund t’ia dalë për ndeshjen me Irlandën e Veriut
Pasditen e kësaj të hëne Polonia nisi përgatitjet për ndeshjen e playoffit të Botërorit 2026 me Kombëtaren shqiptare që do të luhet në Varshavë.
Kjo seancë stërvitore ishte më shumë për rigjenerimin e futbollistëve që vinin pas ndeshjeve me klubet respektive në fundjavë, megjithatë disa prej tyre nuk ishin me pjesën tjetër te grupit në fushën e lojës. Piotr Zielinski dhe Jakub Moder nisën të stërviteshin veçmas grupit duke punuar me bicikletat në anë të fushës, ndërsa rasti më interesant ishte ai i Bartlomiej Drągowski.
Ky i fundit nuk u bashkua me portierët e tjerë dhe ashtu sikurse edhe disa lojtarë kreu vetëm vrapim. Ndërkaq ra në sy mungesa e lojtarëve të tillë si Oskar Pietuszewski, Jan Bednarek dhe Jakub Kiwior, me futbollistët e Portos që luajtën ndeshjen e tyre në kampionatin portugez shumë vonë në mbrëmjen e së dielës për t’u bashkuar me skuadrën polake në hotel në orët e mbrëmjes të kësaj të hëne
Sfida mes Polonisë dhe Kombëtares shqiptare do të luhet në 26 Mars në orën 20:45 dhe do të transmetohet edhe në platformën Digitalb.
Top Channel