LIVE/ Trump konfirmon bisedat produktive me Teheranin, ndërsa ata hedhin poshtë pretendimet e SHBA për t’i dhënë fund luftës. Izraeli sulmon objektivat në “zemër” të Teheranit

23/03/2026 15:30

Dita e sotme është shoqëruar me zhvillime në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pretendon të ketë zhvilluar bisedime produktive me Teheranin.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore.

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, sugjeroi se bisedimet e vazhdueshme me Iran mund të çojnë drejt përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër Irani ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjë dialog me SHBA, duke i hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump si një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për plane ushtarake.

Po ashtu pak minuta pas deklaratës së Trump, ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në “zemër të Teheranit”.

Përditësimet LIVE, 23 mars:

15:49 “Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu, apo kushdo që do të jetë në të ardhmen

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të “hapet shumë shpejt”, duke shtuar se do të dëshironte që kjo rrugë jetësore e transportit detar të vihej nën kontroll të përbashkët mes SHBA-së dhe Iran.

14:43 Mbërrin në bazën detare të Sudës në Kretë “USS Gerald R. Ford”, aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore më e madhe në botë

Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore “USS Gerald R. Ford”, më e madhja në botë, mbërriti në bazën detare të Sudës në Kretë, pas një periudhe të gjatë operacionale në Lindjen e Mesme.

13:50 Pak minuta pas pretendimeve të Trump për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit

Ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në “zemër të Teheranit”, vetëm pak momente pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, pretendoi se SHBA dhe Iran kishin zhvilluar “biseda produktive” me qëllim t’i jepnin fund luftës.

13:31 “SHBA dhe Teherani zhvilluan bisedime produktive”/ Irani hedh poshtë deklaratën e Trump: Përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për sulmet

Irani ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjë dialog me SHBA, duke i hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump si një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për plane ushtarake.

13:19 Pezullimi 5-ditor i sulmeve amerikano-izraelite ndaj centraleve bërthamore të Iranit/ Netanyahu ‘i heshtur’, refuzon të komentojë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar pas njoftimit të presidentit të SHBA, Donald Trump, për një armëpushim pesë-ditor në sulmet ndaj objekteve energjetike iraniane, në kontekstin e bisedimeve produktive me Iran.

13:08 Deklarata e Trump për bisedimet produktive me Teheranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës bruto ‘Brent’

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, sugjeroi se bisedimet e vazhdueshme me Iran mund të çojnë drejt përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

12:51 SHBA dhe Irani në diskutime për përfundimin e konfliktit, Trump pezullon përkohësisht sulmet ndaj centraleve iraniane: Bisedat ishin shumë produktive

Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore.

12:11 Izraeli gati për luftë të zgjatur, Irani sfidon Trump: Do minojmë të gjithë Hormuzin

Teherani iu përgjigj ultimatumit të Donald Trump me kërcënimin se tani, do te minoje krejtësisht Ngushticën e Hormuzit. “Këtë herë, së bashku me ngushticën e Hormuzit, i gjithë Gjiri Persik do të bllokohet praktikisht, dhe përgjegjësia për këtë do të bjerë mbi palën kërcënuese: Kjo është hakmarrja e paralajmëruar nga Gardianët e Revolucionit, apo Pasdaranët, siç njihen ndryshe, nëse presidenti amerikan urdhëron vërtet bombardimin e centraleve elektrike iraniane me skadimin e afatit që përfundon sot.

11:46 “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme, pasojat mund të jenë të pariparueshme

Kremlini ka paralajmëruar për pasoja të pariparueshme në rast sulmesh ndaj centraleve bërthamore iraniane. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia beson se çdo sulm ndaj objekteve bërthamore në Iran mund të ketë pasoja të pariparueshme.

11:23 Washington Post: Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur, është i plagosur dhe i izoluar

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i plagosur, i izoluar dhe nuk u përgjigjet mesazheve që i janë dërguar, raportoi të hënën në mëngjes gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.

11:17 Dështimi në mbështetjen e shteteve të Gjirit nën sulm, Zyrtari i Emirateve të Bashkuara kritikon vendet arabe

Një zyrtar i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka kritikuar kombet “e mëdha” arabe dhe islamike për dështimin në mbështetjen e vendeve arabe të Gjirit në “kohë të vështira”.

11:17 Tensionet në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimit të karburanteve, Mbretëria e Bashkuar mbledh komitetin emergjent ‘COBRA’

Qeveria e Mbretëria e Bashkuar është “shumë e vetëdijshme” se mund të nevojitet mbështetje shtesë për familjet dhe bizneset, ndërsa çmimet e karburantit vijojnë të rriten për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

10:56 “Do të bllokojmë të gjithë Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt tanë, do të vendosim mina detare që…

Këshilli i Mbrojtjes, organi më i lartë i sigurisë në Iran, deklaroi se e vetmja mënyrë që vendet jo-armiqësore të kalojnë përmes Ngushtica e Hormuzit është përmes koordinimit me Iranin.

09:57 Rritja e çmimit të karburanteve, Mitsotakis shpall planin 300 milionë euro të masave lehtësuese: Ulje e menjëhershme me 20 cent për litër

Në një moment kur çmimet e benzinës dhe naftës po kapnin shifrën rreth 2.1 euro për litër në qytetet e mëdha dhe shumë më tepër në rrethe apo ishuj, qeveria greke shpalli një paketë të re masash për të përballuar rritjen e vazhdueshme të tyre , si pasojë e tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB