Rëndohet bilanci i viktimave të qëlluar me armë zjarri në Podujevë, ndërron jetë edhe një prej të plagosurave
Një sulm me zjarrvënie ndaj katër ambulancave në veri të London po hetohet si krim urrejtjeje antisemitik, sipas Metropolitan Police.
Automjetet, që i përkisnin organizatës vullnetare hebraike Hatzola, u përfshinë nga flakët rreth orës 01:40. Autoritetet besojnë se tre persona janë të dyshuar në këtë fazë të hershme të hetimit dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë.
Sipas autoriteteteve, disa cilindra në ambulanca shpërthyen, duke shkaktuar dëme edhe në një bllok apartamentesh aty pranë. Rreth 40 zjarrfikës dhe gjashtë mjete zjarrfikëse u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët, të cilat u shuan plotësisht rreth orës 03:06.
Policia konfirmoi se nuk ka të lënduar, por dhjetëra banorë u evakuuan si masë sigurie dhe rreth 30 persona u strehuan përkohësisht në një qendër lokale.
Sarah Jackson, përgjegjëse për zonën, tha se incidenti do të shkaktojë shqetësim të madh në komunitet dhe se patrullimet janë shtuar, ndërsa autoritetet janë në kontakt me udhëheqësit fetarë.
Banorët raportuan se dëgjuan shpërthime gjatë natës, ndërsa një këshilltar lokal theksoi se ambulancat ndodheshin pranë një sinagoge, duke rritur shqetësimet për motivet e sulmit.
Top Channel