Libri “Historia e Apolonisë Ilire”, me autor arkeologun dhe profesorin e asociuar Bashkim Vrekaj, është prezantuar paraditen në ambientet e Muzeut Historik Fier, duke tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe dashamirësve të historisë.
Vetë autori, Bashkim Vrekaj, thekson se vlerat e kësaj vepre qëndrojnë në bazimin e saj mbi dokumente dhe zbulime arkeologjike të realizuara ndër vite në Apoloni.
Ndërkohë, historiani Ilirian Gjika vlerëson librin si një kontribut të rëndësishëm jo vetëm për studiuesit, por edhe për publikun e gjerë.
Edhe për arkeologun Admir Xhelaj, libri sjell fakte të rëndësishme, duke evidentuar se qyteti i Apolonisë ka një diferencë kohore pesë vjeçare në themelim krahasuar me Dyrrahun.
Në tërësi, “Historia e Apolonisë Ilire” mbetet një vepër me vlera të mëdha, e ndërtuar mbi prova dhe zbulime konkrete arkeologjike, që ndihmon në njohjen më të thellë të një prej qyteteve më të rëndësishme të lashtësisë në territorin shqiptar.
Top Channel