Sezonin e ardhshëm me shumë mundësi Milani do të luajë në Ligën e Kampioneve, që do t’i garantonte të ardhura 60-70 milionë euro. Por për të përballuar impenjimin e dyfishtë, klubit kuqezi do të duhet të shtojë organikën e futbollistëve në dispozicion të Massimiliano Allegrit.

Për këtë arsye, merkatoja e kësaj vere për klubin kuqezi do të jetë shumë i rëndësishëm dhe për të manovruar në mënyrën më të mirë të mundshme, duhet që të sigurohet një buxhet i konsiderueshëm që mund të krijohet nga futbollistët që aktualisht janë dhënë me huazim me të drejtë(ose detyrim) blerjeje.

Siç është rasti i Samuel Chukwueze, që po zhvillon një sezon mëse pozitiv në  Angli me fanelën e Fulham gjë që ka shtyrë klubin londinez t’i komunikojë Milanit se dëshiron të ushtrojë të drejtën e tij për blerjen e kartonit të futbollistit nigerian.

Kjo do të thotë se arkat e klubit milanez do të pasurohen me 24 milionë euro të cilat do t’iu shtohen të ardhurave të siguruara nga operacionet e mbyllura tashmë si ato të Jimenez (12 milionë), Morata (15) dhe Pobega (7), ndërkohë që ka  akoma operacione që ende nuk janë mbyllur dhe që mund të sjellin edhe 75 milionë euro të tjerë për të investuar në sesionin e ardhshëm të merkatos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB