Kosova dhe ëndrra e playoffit, Foda: Kemi treguar që luajmë shumë mirë dhe në transfertë
E pabesueshme është ajo që ndodh në kampionatin e futbollit në Angola në sfidën mes dy prej skuadrave në vendet e para të klasifikimit, ‘1° de Agosto’ dhe Pedro de Luanda e fituar nga kjo e fundit 3-0 në tavolinë.
Gjithçka nis nga protesta e skuadrës ‘1° de Agosto’, që nuk pranoi vendimin e Federatës për spostimin e ndeshjes nga stadiumi i tyre, ‘França Ndala’ për tek ai që përdoret vetëm nga rivalët e Pedro de Luanda, stadiumin ‘11 de Novembro’.
Për këtë arsye, ashtu sic njoftoi edhe në rrjetet sociale, skuadra e ‘1° de Agosto’ qëndroi në fushën e lojës në stadiumin e saj, ndërsa në Stadiumin ‘11 de Novembro’, ekipi i Petro de Luanda kreu nxemjen dhe hyri në fushën e lojës bashmë me arbitrat dhe në përfundim të kohës së parashikuar, mori fitoren 3-0 në tavolinë për shkak të mungesës së kundërshtarit.
E gjithë kjo në një klimë surreale dhe me pak tifozë në stadium me të cilët gjithsesi futbollistët kanë festuar fitoren.
Top Channel