Italia humbet Federico Chiesa, trajneri Gattuso thërret Nicolo Cambiaghi
Në Brazil vazhdon të flitet për Memphis Depay. Në çdo ndeshje holandezi është protagonist për diçka; përpara disa ditësh ai u përfol për supergolin e shënuar ndaj Santosit të Neymar.
Por episodi për të cilin Depay tërhoqi vëmendjen nuk ishte aq pozititv. Sulmuesi ishte titullar në ndeshjen e Corinthians ndaj Flamengos, por në minutën e 22 u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të problemeve fizike duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes.
Pot në pjesën e dyte, teksa qëndronte në stol së bashku me pjesën tjetër të lojtarvë të Corinthinas, holandezi u pikas teksa ishte duke folur në telefon për disa minuta, sa një anëtar i stafit të skuadrës iu afrua dhe i kërkoi që të lërë telefonon. Pas këtij momenti, Depay iu drejtua rrjeteve sociale ku shpjegonte se ishte duke komunikuar me stafin mjekësor të përfaqësueses holandeze për t’i raportuar për gjendjen e tij.
‘Thjesht dua të sqaroj se telefonata ime kishte si synim të vetëm, komunikimin me stafin mjekësor të Holandës në atë moment. Dola për të treguar mbështetjen ndaj skuadrës sime edhe pse fare mirë mund të kisha qëndruar në dhomat e zhveshjes për shkak të dëmtimit. Edhe unë jam i mërzitur me rezultatin e ndeshjes. Po vazhdojmë të punojmë për ditë më të mira-shkruante Depay në rrjetin social X
Në moshën 32 vjeçare, Depay vazhdon të ëndërrojë pjesëmarrjen në Botëror me përfaqësuesen holandeze, diçka për të cilën tifozët e Corinthians e kritikojnë vazhdimisht. Një tjetër pikë konflikti është edhe paga e majme e futbollistit 13 milionë euro në vit pavarësisht problemeve financiare me të cilat po përballet klubi brazilian. Borxhi i Corinthians me futbollistin shkon në rreth 5 milionë euro.
Just to clarify my moment with the phone was pure to communicate with the medical staff in the Netherlands at that moment.
I came outside to show support to my team while I could’ve stayed inside the dressing room with the injury.
I’m Upset with the result of the game as well.…— Memphis Depay (@Memphis) March 23, 2026
Top Channel