Kosova dhe ëndrra e playoffit, Foda: Kemi treguar që luajmë shumë mirë dhe në transfertë
27-vjeçarja, Alisha Lehmann, në një intervistë me BBC Sport, donte t’u përgjigjej atyre që e urrejnë dhe zbuloi arsyen pse vendosi të kthehej në Angli.
Alisha Lehmann ka vendosur t’u përgjigjet njëherë e mirë atyre që, pavarësisht sukseseve të saj në fushë gjatë një dekade, vazhdojnë ta kritikojnë për aktivitetin e saj në mediat sociale, duke e konsideruar sipërfaqësore krahasuar me koleget e tjera që janë më pak aktive në Instagram dhe TikTok. 26-vjeçarja, e cila ka qenë tek Leicester City për disa javë, foli hapur në një intervistë me BBC Sport, duke pranuar se sa frustruese është për të të lexojë këto kritika .
Alisha Lehmann u përgjigjet atyre që e urrejnë
“Ndonjëherë është frustruese. Njerëzit nuk e shohin punën që bëj. Ata mendojnë se stërvitem dhe pastaj shkoj në shtëpi dhe bëj TikTok. Nuk është kështu”, tha Lehmann, duke theksuar punën e saj të palodhur në fushë: “Jam shumë profesioniste. Gjithmonë jap gjithçka nga vetja në fushë dhe dua të jem më e mira. Nëse i kontrolloj shifrat e mia pas stërvitjes dhe nëse nuk kam dhënë gjithçka nga vetja, bëj xhiro shtesë për t’u përpjekur të përmirësohem.”
Dashuria për futbollin është më e fortë se çdo gjë tjetër
“Kur isha më e re, më prekte më shumë sepse nuk dija si ta përballoja”, vazhdoi 27-vjeçarja, e cila së fundmi u lidh me futbollistin dhe personalitetin televiziv Montel McKenzie. “Kishte raste kur isha shumë e trishtuar dhe e pyeta nënën time nëse mund të ndaloja së luajturi futboll.” Megjithatë, me kalimin e viteve, këto aspekte janë zbehur në sfond: “Futbolli është ajo që dua më shumë dhe në të cilën kam investuar më shumë kohë. Pushoj shumë, fle çdo pasdite dhe nuk do të bëja kurrë asgjë para një seance stërvitore ose një ndeshjeje që mund të ndikonte në mënyrën se si luaj. Më intereson shumë.”
Jeta e re e Lehmann në Angli
Me mbi 108 paraqitje dhe 19 gola të shënuar në gjashtë vitet që kaloi në Angli në fillim të karrierës së saj, midis Evertonit dhe Aston Villas, Lehmann e përjetoi transferimin te Leicester City, pas dy vitesh me Juventusi dhe Comon, si një rikthim në shtëpi: “Nënshkrova një kontratë afatgjatë me Comon, por pas një muaji kuptova se nuk më pëlqente dhe doja të kthehesha në Angli. Më pëlqen shumë këtu, futbolli është më i mirë dhe Anglia më duket si shtëpi.”
Pavarësisht kritikave të vazhdueshme që merr në Instagram dhe TikTok, ku ndiqet nga mbi 15 milionë dhe 11 milionë llogari përkatësisht, Alisha duket se e ka gjetur ekuilibrin e saj: “Njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan, por gjithçka që bëj është e orientuar drejt të qenit lojtarja më e mirë që mund të jem.”
Top Channel