Jurgen Klopp shuan spekulimet: Nuk jam ende në pension, çfarë thuhet për Gjermaninë dhe Realin e Madridit janë vetëm zëra

23/03/2026 19:48

Ish trajneri i Liverpool, aktualisht përgjegjës i i futbollit global për Red Bull, Jurgen Klopp vendosi që qartësojë zërat që po qarkullojnë rreth tij dhe largimit të parakohshëm nga kjo kompani dhe një kthimi të mundshëm në rolin e trajnerit.

Në fakt së fundmi emri i tij është lidhur me atë të kombëtares gjermane dhe të Realit të Madridit me Klopp që i përgënjeshtroi këto zëra.

‘Në këtë moment nuk po e mendoj aspak dhe nuk kam asnjë motiv për ta bërë-tha 58 vjeçari në Ismaning, pranë Mynihut teksa komentoi largimin e mundshëm të Julian Nagelsmann nga pankina e Die Mannschaft.

Por edhe pse e përjashtoi kthimin e menjëhershëm në pankinë, Jurgen Klopp e la të hapur mundësinë që një gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen.

‘Nuk jam ende në fundin e karrierës, nuk e kam mbushur moshën e pensionit. Kushedi se çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme-shtoi Klopp-por për momentin nuk parashikoj asgjë’. Po kështu tekniku gjerman hodhi poshtë zërat edhe për një kalim të tij te Reali i Madridit apo largimin nga Red Bull në muajt e verës.

‘Kush e thotë nuk e kupton futbollin-tha Klopp-nuk më kanë kontaktuar as mua e as agjentin tim. Është e gjitha një tymnajë’

Jurgen Klopp mori detyrën e Përgjegjësit të Futbollit Global për Red Bull në 1 janar të 2025 dhe kontrata e tij skadon në vitin 2029. Në krahun tjetër, vetë drejtuesit e grupit kanë konfirmuar se janë të kënaqur me punën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB