Përshkallëzohet protesta, hedhje të vazhdueshme molotovësh, vendi mbushet me tym pranë Xhamisë së Namazgjasë
22/03/2026 20:24
Ka vijuar e ashpër protesta e demokratëve, teksa pranë Xhamisë së Namazgjasë janë hedhur një sasi e konsiderueshme molotovësh.
Pas përplasjes së demokratëve me policinë nisi edhe hedhja e molotovëve së bashku me fishekzjarrët.
Nga ana tjetër policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe presion uji, për shpërndarjen e protestuesve.
Vendi u mbush me një sasi të konsiderueshme tymi, e cila “pushtoi” zonën.
Top Channel