Pati probleme me frymëmarrjen dhe sytë, Berisha i rikthehet protestës pas pauzës disa-minutëshe pranë shtëpisë së tij

22/03/2026 20:18

Pas problemeve me frymëmarrjen dhe sytë, si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës, kryedemokrati Sali Berisha i është rikthyer protestës pas pauzës.

Përplasjet e demonstruesve me policinë, bëri që këta të fundit të përdornin gaz lotsjellës.

Berisha u shoqërua nga truprojat dhe mbështetës, ku u qetësua për pak minuta.

Më pas ai iu rikthye protestës, e cila ka vijuar prej më shumë se dy orësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB