Fantastike për arbitrimin shqiptar, Emanuela Rusta do gjykojë supersfidën e Champions League për vajza
Ndërsa Ernest Muçi tani mendon për ndeshjen e playoffit të Kombëtares shqiptare me Poloninë ku ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho, në Turqi janë zbuluar disa prapaskena që kanë të bëjnë me futbollistin kuqezi.
Sipas asaj që publikohet nga gazetari turk Hasan Tuncel që punon pranë klubit të Trabzonsporit, ky i fundit në merkaton e janarit ka marrë një ofertë të konsiderueshme për Ernest Muçit, 12 milionë euro, por nuk bëhet i ditur emri i klubit që e ka bërë këtë ofertë.
Megjithatë, Trabzonspori e ka refuzuar në mënyrë kategorike këtë ofertë.
Në këtë sezon, Ernest Muçi po bën një paraqitje fantastike në kampionatin turk të futbollit teksa me skuadrën e Trabzonsporti ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 8 asiste.
Top Channel