“Britania e pambrojtur”/ Ekspertët: Garancia vjen vetëm nga sistemet mbrojtëse të amerikanëve

22/03/2026 14:00

Pas sulmit të dështuar me raketa nga Irani drejt bazës së rëndësishme ushtarake britanike të Diego Garcia në Oqeanin Indian, dhe deklaratës së shefit të shtabit të ushtrisë izraelite, ekspertët britanikë deklarojnë se Britania është e pambrojtur nga raketat iraniane.

Sipas tyre, ishulli është i detyruar të mbrohet nga sistemet mbrojtëse raketore amerikane të stacionuar në Evropë.

Raketat e hedhura në ishullin e Diego Garcias, në Oqeanin Indian, i cili ndodhet 2,360 milje nga Irani, shumë më tepër se rrezja e besuar e goditjeve me raketa prej 1,240 milje të regjimit iranian, rezulton se kjo potencialisht vë në objektiv jo vetëm Parisin, që ndodhet 2,609 milje nga Irani, por madje edhe Londrën, që ndodhet 2,750 milje larg Iranit. Kjo pasi ekspertët besojnë se kjo është e mundshme pasi Irani përdor sistemin e teknologjisë hapësinore Simorgh për të zgjeruar rrezen e veprimit.

Sipas ekspertit britanik të mbrojtjes, Steve Prest, “raketat balistike janë raketa kozmike. Pas lëshimit ato ngjiten shumë lart në hapësirën kozmike dhe rikthehen në tokë me shpejtësi shumë të madhe. E nëse ke program hapësinor ke edhe programe të raketave balistike”, sipas tij.

Në rast të një sulmi balistik besohet se Britania do të detyrohet të mbrohet nga sistemet amerikane SM-3, të vendosura në Evropën Lindore, ose sistemi Patriot, gjithashtu amerikan, që përdoren nga gjermanët për interceptimin e këtyre raketave. Sistemi SM-3 mendohet se intercepton dhe shkatërron një nga raketat iraniane të drejtuara drejt ishullit strategjik në Oqeanin Indian, ku ndodhet baza ushtarake britanike që përdoret edhe nga amerikanët.

Qartazi, lufta në Iran ka ekspozuar mangësi kërcënuese për sigurinë dhe sisteme që do të duhej të ishin po aq të zhvilluara teknologjikisht në aspektin difensiv sa edhe në operacionet ofensive nga ajri, në një luftë konvencionale si më të mundshmet në planet, pasi ajo bërthamore është e paimagjinueshme dhe do shënonte në çdo eventualitet fundin e botës siç e njohim sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB