Media turke zbulon prapaskenën për Muçin, Trabzonspor refuzoi një ofertë të konsiderueshme
Tre të dhëna, përbëjnë një provë, por ndoshta në rastin e Juventusit, më mirë të themi, përbëjnë një mallkim apo akoma më keq, një problem serioz. Jonathan David kundër Lecces, Kenan Yildiz kundër Cremoneses dhe Manuel Locatelli kundër Sassuolos.
Me atë të mbrëmjes të së shtunës u bënë 3 penallti radhazi të gabuara nga bardhezinjtë në Serie A, penallti që kanë kushtuar 4 pikë të rëndësishme dhe jo më shumë sepse turku dërgoi në rrjetë topin e kthyer nga shtylla ku e dërgoi Audero me skuadrën e Spallettit që në atë moment kryesonte 2-0. Sigurisht në mes tyre është penalltia e realizuar nga kapiteni në sfidën me Galatasaray por kjo nuk i ndryshon shumë gjërat. Dhe në fund të ndeshjes të së shtunës, trajneri Spalletti shpërtheu në konferencën për shtyp: ‘Më thoni ju si të bëjmë, përndryshe do shkojmë në çmendinë’
Gjtihçka lind nga fakti se ndonëse te Juventusi pas dëmtimit të Vlahovic, në letër është një hierarki për gjuajtjësit e penalltive(Spalletti ka konfirmuar Locatelli), shpesh ekzekutimi i tyre i është lënë një lojtari tjetër, ndoshta dikujt që kërkon të largojë krizën personale me golin. Dhe jo rastësisht, 7 penalltitë sezonale të fituara janë ekzekutuar nga 4 futbollistë të ndryshëm; Vlahovic, Yildiz, Locatelli e David me një bilanc 4 ekzekutime të sakta dhe 3 gabime. Por ajo që ngjall diskutime është sidimos mënyra si bëhet zgjedhja e futbollistit të caktuar për të gjuajtur penalltinë
LOCATELLI, YILDIZ DHE PENALLTIA KUNDËR SASSUOLOS.
Gjithçka nisi me vendimin e Locatellit për t’ia lënë topin David në ndeshjen kundër Lecces që shkaktoi polemika, por që për të cilën Spalletti dha përgjigjen e tij të fortë. Që nga ai moment, përvec ekzekutimit të Yildiz kundër Cremonese që gjithsesi nuk kishte ndikim, hierarkia me kapitenin në vijën e parë, është respektuar gjithnjë, por të shtunën u verifikua një rrethanë e ngjashme në fillim të janarit, që bashkë me gabimin dhe dy pikët rihapi çështjen.
Se çfarë ndodhi ishte vetë Spalletti në konferencën për shtyp. ‘Te topi ishte Yildiz sepse e mori. E hedh apo e mban në dorë, çfarë duhet të bëjë?-tregon Spalletti- e marrin topin sepse është pozitive që ata të duan ta gjuajnë penalltinë. Më pas flas me Locatelli, sepse erdhi aty dhe më tha se do e gjuante ai penalltinë dhe unë që i përgjigjem: ‘Nëse do ta gjuash, gjuaje sepse je ti gjuajtësi i penalltisë’. ‘E gjuaj unë’ më tha dhe unë i them sërish: ‘te lumtë, shko thuaji që të thashë unë se duhet ta gjuash ti’’.
Më pas trajneri i Juventusit, u mundua ta kalojë të gjithë këtë me një batutë. ‘është diçka normale, në rast të kundërt të bejmë një kooperativë apo një tjetër referendum se kush duhet të gjuajë penalltinë’-ishte batuta e Spallettit. E megjithatë pavarësisht gjithçkaje, problemi për Juventusin mbetet dhe ka nisur t’i kushtojë shtrenjtë.
Top Channel