Në 26 mars Polonia dhe Kombëtarja shqiptare do të luajnë mes tyre në raundin e playoffit për në Botërorin e vitit 2026, me kuqezinjtë që kërkojnë të bëjnë realitet një ëndërr të madhe sic është pjesëmarrja në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik në botë.

Ajo që do të luhet mbrëmjen e së martës do të jetë përballja e 16 mes Polonisë dhe Kombëtares shqiptare me bilancin që flet në favor të skuadrës polake që ka 10 fitore kundrejt 2  të kombëtares sonë, ndërkohë që 3 sfida janë mbyllur në barazim.

Herën e fundit që Kombëtarja Shqiptare dhe Polonia janë përballur mes tyre ka qenë në 10 shtator 2023 të cilën kuqezinjtë e Sylvinhos fituan me rezultatin 2-0, një sfidë që ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 ku Kombëtarja jonë arriti të sigurojë pjesëmarrjen si fituese e grupit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB