“Jam i lumtur që vdiq”/ Donald Trump shokon me deklaratën për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të FBI: Nuk mund të dëmtojë më të pafajshëm Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyn në javën e katërt, administrata e Donald Trump ka ndërmarrë një hap të papritur duke lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj Iranit, në përpjekje për të stabilizuar tregjet globale të energjisë.
Situata në terren mbetet e tensionuar. Trump deklaroi se SHBA po shqyrton “pakësimin” e angazhimit ushtarak në rajon, por burime iraniane thonë se nuk ka asnjë ulje të aktivitetit. Ndërkohë, mijëra trupa amerikane janë në lëvizje drejt Lindjes së Mesme.
Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ishullit Kharg mund të çojë në një përshkallëzim të madh të situatës në rajon.
Po ashtu, Irani pretendon se ka “bombarduar” baza ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat, të cilat sipas tij përdoren nga SHBA dhe Izraeli.
Nga ana tjetër ka shkuar në 22 numri i vendeve që i bashkohen deklaratës së përbashkët, të nënshkruar ditët e fundit, fillimisht nga 6 shtete, për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit.
Përditësimet LIVE, 21 mars:
20:48 Lufta në Lindjen e Mesme, Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad
Një sulm me dron thuhet se ka goditur Ambasadën Amerikane pranë aeroportit të Bagdadit, raporton Reuters. Ky incident ndodh ndërsa përplasjet midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit hyjnë në javën e katërt.
Një komandant i Forcave Hapësinore të Gardës revolucionare islamike ka deklaruar se Irani do të vazhdojë lëshimin e raketave drejt Izraelit gjatë natës. “Nga ky moment, shpall dominimin raketor të forcave të bijve të Iranit mbi qiellin e territoreve të pushtuara”, shkroi Seyed Majid Mousavi në X.
20:33 Tensionet në Lindjen e Mesme, IDF: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Romë, Paris dhe…
Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se raketat iraniane kanë një rreze veprimi që mund të arrijë disa kryeqytete evropiane. Sipas tij, qytete si Berlin, Paris dhe Rome janë brenda rrezes së mundshme të goditjes.
Ndryshimi i bëftë i qëndrimit të Britanisë së Madhe për luftën në Iran i njoftuar të premten në mbrëmje, çka më pas pasoi kundërpëgjigjen e Teheranit përmes goditjes së bazës ushtarake britanike të Diego Garcias në Oqeanin Indian, edhe pse është alarmues, gjithësesi nuk përbën surprizë.
Ka shkuar në 22 numri i vendeve që i bashkohen deklaratës së përbashkët, të nënshkruar ditët e fundit, fillimisht nga 6 shtete, për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, duke dënuar mbylljen e kësaj rruge jetike detare nga ana e Iranit.
Irani pretendon se ka sulmuar baza ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Irani pretendon se ka “bombarduar” baza ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat, të cilat sipas tij përdoren nga SHBA dhe Izraeli.
Iran ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, mes tensioneve në rritje në rajon. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se ngushtica mbetet e hapur për vendet që nuk konsiderohen armiq të Iranit.
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se do i përgjigjen kërcënimi me raketa, duke aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore. Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive Emergjente, mbrojtja ajrore e vendit është në veprim për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftojnë se kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Iranin drejt vendit të tyre gjatë ditës së sotme. Në një përditësim të publikuar në Telegram, IDF bën të ditur se sistemet mbrojtëse ajrore janë aktivizuar për të kapur kërcënimin.
Një burim ushtarak iranian ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ishullit Kharg mund të çojë në një përshkallëzim të madh të situatës në rajon.
16:03 Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin
Lutjen e tij gjatë kremtimit të Fitër Bajramit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ktheu në një mesazh për situatën në Lindjen e Mesme. Rajoni po zien, tha kreu i shtetit turk teksa e përshkroi gjendje si shumë kritike. Erdogan shënjestroi më tej drejtpërdrejt Izraelin në fjalën e tij.
15:58 Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin
Qeveria gjermane i dha OK-in një autorizimi të përgjithshëm, i cili lehtëson eksportet e disa pajisjeve ushtarake drejt vendeve të Gjirit Persik dhe Ukrainës.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA, ka bërë thirrje për masa të menjëhershme për të ulur përdorimin e karburanteve, pas krizës së shkaktuar nga konflikti në Iran. Sipas saj, transporti përbën rreth 45% të konsumit global të naftës, e për këtë arsye, fokusi në këtë sektor mund të ketë ndikim të shpejtë.
Ushtria amerikane ka deklaruar se aftësia e Iran për të kërcënuar lundrimin në Ngushticën e Hosrmuzit është dobësuar ndjeshëm pas bombardimeve të fundit të kryera nga SHBA.
Objekti bërthamor i Natanz në Iranin qendror është shënjestruar përsëri nga sulme të reja, njoftoi Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, duke theksuar se nuk ka rrjedhje të materialeve radioaktive.
10:33 Gjermania lehtëson eksportin e armëve për Gjirin Persik dhe Ukrainën
Qeveria gjermane miratoi një autorizim të përgjithshëm, i cili lehtëson eksportet e armëve drejt rajonit të Gjirit Persik dhe Ukrainës. Qeveria federale gjermane po lehtëson rregullat për eksportin e disa pajisjeve të caktuara ushtarake për një sërë shtetesh të Gjirit Persik dhe për Ukrainën
10:24 Puna për sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, administrata e Trump harton strategjitë
Administrata e Donald Trump po harton strategji për të siguruar ose nxjerrë materialet bërthamore të Iran, raporton CBS News, duke cituar burime të shumta të informuara mbi diskutimet.
09:38 SHBA ndryshon strategji? Nis shqyrtimi i skenarëve për dërgimin e trupave tokësore në Iran
Zyrtarë ushtarakë amerikanë po hartojnë plane të detajuara për mundësinë e vendosjes së trupave tokësore në Iran, sipas raportimeve të CBS News, duke cituar burime të informuara mbi diskutimet në Pentagon.
09:35 Përplasje mes Izraelit dhe Hezbollahut në jug të Libanit, katër të vrarë
Forcat izraelite (IDF) janë përleshur me Hezbollahun në jug të Libanit, duke vrarë katër persona, raportojnë mediat izraelite. Sipas zëdhënësit të IDF-së, Avichai Adraee, një operativ i Hezbollahut u qëllua i pari të premten në mbrëmje.
09:04 Më shumë se një rrugë, Ngushtica e Hormuzit ushqen 100 milionë njerëz
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, po kthehet në një pikë kritike jo vetëm për energjinë, por edhe për furnizimin me ushqim të mbi 100 milionë njerëzve.
Irani ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të mesme drejt bazës ushtarake të përbashkët SHBA-Britani në Diego Garcia, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.
08:29 Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut hyn në koalicionin ndërkombëtar
Koreja e Jugut i është bashkuar deklaratës së përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, duke u bërë nënshkruesja më e fundit e kësaj nisme.
Administrata e Donald Trump po shqyrton dhe zbaton masa për të lehtësuar përkohësisht disa sanksione ndaj naftës iraniane, si përgjigje ndaj një krize të thelluar energjetike globale.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bëjnë me dije se Izraeli i është përgjigjur disa sulmeve gjatë orëve të fundit, të cilat i atribuon Iranit.
07:31 Izraeli sulmon Teheranin gjatë natës, IDF: Goditëm objektivat e regjimit iranian
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se kanë nisur sulme të reja ndaj objektivave në Teheran, duke i cilësuar ato si pjesë e “regjimit terrorist iranian”.
07:09 SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake
Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes për të siguruar ose nxjerrë materialet bërthamore të Iranit, raporton CBS News.
Top Channel