LIVE/ Irani godet bazat ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, 22 vende firmosin deklaratën për Hormuzin. Irani i përgjigjet Trump për ishullin Kharg

21/03/2026 20:50

Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyn në javën e katërt, administrata e Donald Trump ka ndërmarrë një hap të papritur duke lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj Iranit, në përpjekje për të stabilizuar tregjet globale të energjisë.

Situata në terren mbetet e tensionuar. Trump deklaroi se SHBA po shqyrton “pakësimin” e angazhimit ushtarak në rajon, por burime iraniane thonë se nuk ka asnjë ulje të aktivitetit. Ndërkohë, mijëra trupa amerikane janë në lëvizje drejt Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ishullit Kharg mund të çojë në një përshkallëzim të madh të situatës në rajon.

Po ashtu, Irani pretendon se ka “bombarduar” baza ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat, të cilat sipas tij përdoren nga SHBA dhe Izraeli.

Nga ana tjetër ka shkuar në 22 numri i vendeve që i bashkohen deklaratës së përbashkët, të nënshkruar ditët e fundit, fillimisht nga 6 shtete, për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit.

Përditësimet LIVE, 21 mars:

20:48 Lufta në Lindjen e Mesme, Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad

Një sulm me dron thuhet se ka goditur Ambasadën Amerikane pranë aeroportit të Bagdadit, raporton Reuters. Ky incident ndodh ndërsa përplasjet midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit hyjnë në javën e katërt.

20:44 “Do t’i godasim edhe gjatë natës”, zyrtari i lartë iranian: Taktikat e reja të Iranit do të ‘habisin’ SHBA-në dhe Izraelin

Një komandant i Forcave Hapësinore të Gardës revolucionare islamike ka deklaruar se Irani do të vazhdojë lëshimin e raketave drejt Izraelit gjatë natës. “Nga ky moment, shpall dominimin raketor të forcave të bijve të Iranit mbi qiellin e territoreve të pushtuara”, shkroi Seyed Majid Mousavi në X.

20:33 Tensionet në Lindjen e Mesme, IDF: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Romë, Paris dhe…

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se raketat iraniane kanë një rreze veprimi që mund të arrijë disa kryeqytete evropiane. Sipas tij, qytete si Berlin, Paris dhe Rome janë brenda rrezes së mundshme të goditjes.

19:47 Britania drejt përfshirjes në luftë? Hapja e bazave britanike për SHBA, Irani godet me raketa balistike ‘Diego Garcias’

Ndryshimi i bëftë i qëndrimit të Britanisë së Madhe për luftën në Iran i njoftuar të premten në mbrëmje, çka më pas pasoi kundërpëgjigjen e Teheranit përmes goditjes së bazës ushtarake britanike të Diego Garcias në Oqeanin Indian, edhe pse është alarmues, gjithësesi nuk përbën surprizë.

19:17 Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Ka shkuar në 22 numri i vendeve që i bashkohen deklaratës së përbashkët, të nënshkruar ditët e fundit, fillimisht nga 6 shtete, për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, duke dënuar mbylljen e kësaj rruge jetike detare nga ana e Iranit.

18:33 Irani godet bazat ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe: Ishin origjina e agresionit nga SHBA dhe Izraeli

Irani pretendon se ka sulmuar baza ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Irani pretendon se ka “bombarduar” baza ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat, të cilat sipas tij përdoren nga SHBA dhe Izraeli.

18:10 A mund të kalojnë anijet japoneze në Ngushticën e Hormuzit? Irani konfirmon: Mbetet e hapur për vendet që nuk janë armike

Iran ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, mes tensioneve në rritje në rajon. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se ngushtica mbetet e hapur për vendet që nuk konsiderohen armiq të Iranit.

17:54 Paralajmërimi i Iranit për të goditur Emiratet e Bashkuara Arabe, autoritetet: Do t’i përgjigjemi kërcënimit me…

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se do i përgjigjen kërcënimi me raketa, duke aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore. Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive Emergjente, mbrojtja ajrore e vendit është në veprim për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm.

17:07 Pas sulmeve të natës së kaluar, Irani i përgjigjet Izraelit, autoritetet: Kemi aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftojnë se kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Iranin drejt vendit të tyre gjatë ditës së sotme. Në një përditësim të publikuar në Telegram, IDF bën të ditur se sistemet mbrojtëse ajrore janë aktivizuar për të kapur kërcënimin.

17:03 Kërcënimet e Trump për ishullin Kharg, Irani i përgjigjet Presidentit amerikan: Nëse kaloni aty, do ta zgjerojmë konfliktin në Detin e Kuq

Një burim ushtarak iranian ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ishullit Kharg mund të çojë në një përshkallëzim të madh të situatës në rajon.

16:03 Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin

Lutjen e tij gjatë kremtimit të Fitër Bajramit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ktheu në një mesazh për situatën në Lindjen e Mesme. Rajoni po zien, tha kreu i shtetit turk teksa e përshkroi gjendje si shumë kritike. Erdogan shënjestroi më tej drejtpërdrejt Izraelin në fjalën e tij.

15:58 Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin

Qeveria gjermane i dha OK-in një autorizimi të përgjithshëm, i cili lehtëson eksportet e disa pajisjeve ushtarake drejt vendeve të Gjirit Persik dhe Ukrainës.

13:44 Kriza e naftës, masa urgjente/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA, ka bërë thirrje për masa të menjëhershme për të ulur përdorimin e karburanteve, pas krizës së shkaktuar nga konflikti në Iran. Sipas saj, transporti përbën rreth 45% të konsumit global të naftës, e për këtë arsye, fokusi në këtë sektor mund të ketë ndikim të shpejtë.

15:26 “8000 objektiva ushtarake janë goditur”/ Komanda Qendrore e SHBA-së: Aftësia e Iranit për të kërcënuar Ngushticën e Hormuzit ka degraduar

Ushtria amerikane ka deklaruar se aftësia e Iran për të kërcënuar lundrimin në Ngushticën e Hosrmuzit është dobësuar ndjeshëm pas bombardimeve të fundit të kryera nga SHBA.

11:40 Lufta në Lindjen e Mesme, Irani: Objekti bërthamor i Natanzit shënjestrohet sërish, deri më tani nuk ka rrjedhje radioaktive

Objekti bërthamor i Natanz në Iranin qendror është shënjestruar përsëri nga sulme të reja, njoftoi Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, duke theksuar se nuk ka rrjedhje të materialeve radioaktive.

10:33 Gjermania lehtëson eksportin e armëve për Gjirin Persik dhe Ukrainën

Qeveria gjermane miratoi një autorizim të përgjithshëm, i cili lehtëson eksportet e armëve drejt rajonit të Gjirit Persik dhe Ukrainës. Qeveria federale gjermane po lehtëson rregullat për eksportin e disa pajisjeve të caktuara ushtarake për një sërë shtetesh të Gjirit Persik dhe për Ukrainën

10:24 Puna për sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, administrata e Trump harton strategjitë

Administrata e Donald Trump po harton strategji për të siguruar ose nxjerrë materialet bërthamore të Iran, raporton CBS News, duke cituar burime të shumta të informuara mbi diskutimet.

09:38 SHBA ndryshon strategji? Nis shqyrtimi i skenarëve për dërgimin e trupave tokësore në Iran

Zyrtarë ushtarakë amerikanë po hartojnë plane të detajuara për mundësinë e vendosjes së trupave tokësore në Iran, sipas raportimeve të CBS News, duke cituar burime të informuara mbi diskutimet në Pentagon.

09:35 Përplasje mes Izraelit dhe Hezbollahut në jug të Libanit, katër të vrarë

Forcat izraelite (IDF) janë përleshur me Hezbollahun në jug të Libanit, duke vrarë katër persona, raportojnë mediat izraelite. Sipas zëdhënësit të IDF-së, Avichai Adraee, një operativ i Hezbollahut u qëllua i pari të premten në mbrëmje.

09:04 Më shumë se një rrugë, Ngushtica e Hormuzit ushqen 100 milionë njerëz

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, po kthehet në një pikë kritike jo vetëm për energjinë, por edhe për furnizimin me ushqim të mbi 100 milionë njerëzve.

08:48 Irani lëshon raketa balistike drejt bazës amerikane-britanike, përshkallëzohet situata në Oqeanin Indian

Irani ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të mesme drejt bazës ushtarake të përbashkët SHBA-Britani në Diego Garcia, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

08:29 Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut hyn në koalicionin ndërkombëtar

Koreja e Jugut i është bashkuar deklaratës së përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, duke u bërë nënshkruesja më e fundit e kësaj nisme.

07:59 Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, pse administrata Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Administrata e Donald Trump po shqyrton dhe zbaton masa për të lehtësuar përkohësisht disa sanksione ndaj naftës iraniane, si përgjigje ndaj një krize të thelluar energjetike globale.

07:42 Sulme dhe kundërpërgjigje në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe vendet e Gjirit aktivizojnë mbrojtjen ajrore

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bëjnë me dije se Izraeli i është përgjigjur disa sulmeve gjatë orëve të fundit, të cilat i atribuon Iranit.

07:31 Izraeli sulmon Teheranin gjatë natës, IDF: Goditëm objektivat e regjimit iranian

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se kanë nisur sulme të reja ndaj objektivave në Teheran, duke i cilësuar ato si pjesë e “regjimit terrorist iranian”.

07:09 SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes për të siguruar ose nxjerrë materialet bërthamore të Iranit, raporton CBS News.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB