Derbi i zjarrtë i Madridit, Real-Atletico, Arbeloa: Do të luajmë me dëshirë dhe entuziazëm. Me fat që përballem me Simeonen
Mund të thuhet fare mirë; një perandori thuajse ka prekur fundin. Tani ‘shembja’ financiare e ish pronarit të të Interit Zhang Jindong, babait të ish presidentit Steven dhe themelues i grupit Suning, është përfundimtar.
Pasi e drejtoi grupin për 30 vjet duke dominuar tregun e shitjeve me pakicë dhe të shërbimeve, sipas mediave lokale, biznesmeni kinez e sheh që pasuria e tij të zerohet për shkak të një ristrukturimi të madh të borxhit të grupit. Ajo që i dha fund kësaj telenovele dramatike ishte Gjykata Popullore e Nanchinos që bëri të ditur plotësimin e planit të riorganizimit të Suning.com dhe 38 kompanive të tjera të lidhura me të për një shifër totale prej rreth 238,712 miliardi juanë ose rreth 29,9 miliardë euro.
Sipas asaj që publikon ‘Calcio&Finanza’, në kuadër të këtij procesi, Zhang, në cilësinë e bashkëgarantuesit, iu desh të vinte në dispozicion të gjithë pasurinë personale; pasuri të paluajtshme, aktivitete financiare, kuota aksionesh në kompani e madje edhe objekte koleksioni që u likuiduan përmes ankandeve gjyqeësore apo transferimeve të negociuara.
Sipas asaj që publikohet në median kineze, Zhang Jindong ka preferuar që të shlyejë borxhin me aktivitetet e tij sesa të deklaronte falimentimin që do të linte duarbosh investitorët dhe furnitorët. Edhe pse nuk është më në pronësi të tij, Zhang ka mundësinë të emërojë 5 anëtarë të Këshillit administrativ të grupit Suning të ristrukturuar dhe 4 anëtarë në Këshillin Administrativ të kompanisë Nanjing Zhongcheng, të drejtë që do ta humbiste në rast të mosarritjes së objektivave. Për momentin, duket se kreditorët i kanë pezulluar veprimet ligjore për të rikuperuar garancinë personale të Zhang Jindong, por ky pezullim nuk është përfundimare, pasi do të rinisin në rast se menaxhimi i trustit nuk do të kënaqë pritshmëritë apo nëse shitja e aseteve nuk do të jetë konform standardeve.
Top Channel