Calafiori karikon Italinë: Kualifikimi në Botëror është i arritshëm
Interi do të luajë në Firenze ndaj Fiorentinës pa Lautaro Martinez me argjentinasin që do ta ndjekë këtë ndeshje me statusin e spektatorit. Kapiteni nuk është ende gati dhe do të kthehet të jetë lideri i sulmit zikaltër pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve në sfidën ndaj Romës.
Pra, prania e tij në sfidën e ‘Artemio Franchit’ do të jetë një prani morale për skuadrën e drejtuar nga Chivu, që do të jetë në tribunë dhe jo në pankinë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Atalantën.
Mesa duket dëmtimi i pësuar në pulpë në ndeshjen me Bodo/Glimt në Norvegji përpara një muaji ende nuk është kaluar plotësisht dhe në raste të tilla është e kotë të rrezikosh. E megjithatë një rrezik ekziston dhe nuk është i vogël, sepse të përballesh me Fiorentinën që lufton për mbijetesë pa kapitenin dhe me Napolin që është afruar në 6 pikë, rritet ndjeshëm shkalla e vështirësisë e transfertës toskane.
Gjatë kësaj periudhe, pa Lautaro Martinez, nga sulmuesit e Interit, vetëm Pio Esposito e ka bërë detyrën e tij, ndërsa nga Thuram dhe Bonny nuk kanë ardhur përgjigjet që priteshin dhe që Interi të ruajë distancën me ndjekësit edhe pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve duhet që këta dy të fundit të japin më në fund kontributin e duhur.
Top Channel