Nga babai te i biri; dinastitë e pilotëve në Formula 1
Meqë fitorja e garave me makinat e reja të Formula 1 është bërë diçka e komplikuar për të, Max Verstappen deshi të tregojë se problemi nuk qëndron të aftësitë e tij të drejtimit.
Këtë të shtunë, piloti holandez i Red Bull mori pjesë dhe fitoi me një makinë Mercedes GT3 në 4 Orë të Nurburgring, një garë që i paraparin garës 24 Orë që do të mbahet në muajin maj në pistën mitike gjermane.
Por holandezi ka edhe një problem tjetër, raportet aspak të mira me rregulloren dhe kjo u konfirmua edhe në këtë garë pasi Max Verstappen u skualifikua sepse së bashku me co-pilotët e tjerë përdorën 1 set gomash më shumë nga kuota e lejuar.
Max Verstappen kishte fituar pole position në pistën e plotë të Nurburgring, të gjatë mbi 24 km, me rreth 2 sekonda avantazh. Duke u alternuar me francezin Jules Gounon dhe spanjollin Daniel Juncadella, holandezi kontribuoi në fitoren e makinës së tij me rreth 1 minutë më shumë avantazh nga vendi i dytë, përpara se të ndërhynin komisarët e garës.
Top Channel