Derbi i zjarrtë i Madridit, Real-Atletico, Arbeloa: Do të luajmë me dëshirë dhe entuziazëm. Me fat që përballem me Simeonen
Admiruesit e futbollit, sidomos atij spanjoll po përgatiten për derbin e Madridit mes Realit dhe Atleticos, sfidë që mbart pritshmëri të larta. Trajneri i Los Colchoneros, Diego Pablo Simeone në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide vuri theksin te ana emotive me të cilën përjetohet kjo përballje legjendare.
‘Derbi është një ndeshje e rëndësishme për gjithçka që mbart rivaliteti në qytetin ku jetojnë të dyja skuadrat-tha Simeone-E dimë të tifozët tane kanë shumë shpresa në sfida të tilla. Është një ndeshje që luhet në planin emotiv me shumë entuziazëm. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundur për të drejtuar ndeshjen aty ku mund të dëmtojmë kundërshtarin’
Trajneri argjentinas më pas nuk i kurseu elozhet për kolegun e tij te Los Blancos, Alvaro Arbeloa.
‘Arbeloa po bën një punë shumë të mirë, rezultatet flasin vetë-tha Simeone-perceptohet lidhja që ka me futbollistët. Përtej aftësive teknike, po bashkëpunon shumë mirë me futbollistët. Realin e Madridit më shumë e shihni ju se ne. Ne i vëzhgojmë më shumë gjatë këtyre ditëve për të përgatitur ndeshjen. Kanë të njëjtën skemë, futbollistët janë të njëjtët, por ka shumë punë grupi siç u pa edhe ndaj Manchester City dhe Benficas’
Ndërsa Reali i Madridit ka humbur Courtois, Atletico nuk do të ketë Oblak dhe Simeone dha përgjigjen e tij se kush humbiste më shumë në këtë pikë.
‘Kush humbet më shumë ai pa Courtois apo ai pa Oblak? Humbasin tifozët. Janë dy portierë të mëdhenj-ishte përgjigjja e Diego Pablo Simeones
Top Channel