Milan, sulmi, dështim në 2026, Leao drejt pankinës në sfidën me Torinon
Belgu pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen kundër Manchester Cityt dhe u zëvendësua gjatë lojës, duke i lënë vendin Lunin, në pushimin e pjesës së parë.
Lajm i keq për Thibaut Courtois dhe Real Madrid. Portieri i përfaqësueses belge, pas testeve më të thelluara që kreu, përfshirë këtu edhe rezonancën magnetike, rezultoi se kishte pësuar jo vetëm një tërheqje muskulore, por edhe një dëmtim muskulor të kuadricepsit të djathtë dhe do të duhet të mungojë për një muaj e gjysmë.
Courtois ndjeu një “pickim” gjatë nxemjes në ndeshjen e dytë të Champions League, përballë Manchester Cityt. Ai foli me mjekët në dhomën e zhveshjes përpara fillimit të ndeshjes dhe ata e ekzaminuan shpejt dhe vendosën që në fillim të startonte ndeshjen në pjesën e parë dhe të shihnin se si do të ishte gjendja.
Kështu që u mor vendimi që ai të luante. Në atë pjesë të parë dhe në fakt, pas përfundimit të saj, në të cilën Courtois bëri katër pritje të shkëlqyera, vendosi të tërhiqej. Pikërisht në pushimin e pjesës së parë, pati një tjetër kontroll dhe pas tij u mor vendimi për ta zëvndësuar, si rrjedhojë pjesën e dytë e zhvilloi Lunin, ndërkohë që rezultati ishte 1-1 dhe ekipikundërshtarë ishte me 10 lojtarë. Portieri belg do të humbasë derbin e së dielës kundër Atletico Madrid, duke i hapur rrugën sërish… Lunin. Nëse konfirmohet orari më optimist i rikuperimit, Arbeloa do të duhet të përgatitet për të paktën shtatë ndeshje pa Courtois.
Top Channel