LIVE/ Teherani godet sërish Kuvajtin, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Britania lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj, Trump sulmon NATO-n: Frikacakë!
Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të reduktojnë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke theksuar se objektivat ndaj Iran janë drejt përmbushjes.
Në një postim në Truth Social, Trump u shpreh se Ngushtica e Hormuzit duhet të ruhet nga vendet që e përdorin dhe jo nga SHBA. “Ajo duhet të mbikëqyret nga kombe të tjera, SHBA nuk e përdor”, theksoi ai.
Megjithatë, presidenti shtoi se nëse kërkohet, SHBA-të mund të ndihmojnë vendet e tjera në garantimin e sigurisë së ngushticës, por sipas tij kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi “kërcënimi i Iranit të jetë zhdukur”.
Trump e cilësoi gjithashtu ruajtjen e Hormuzit si një operacion “të lehtë ushtarak” për vendet e rajonit, duke sinjalizuar një rol më të kufizuar të SHBA-së në këtë zonë strategjike.
Top Channel