Bota e kinemasë në zi/ Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

20/03/2026 15:14

Aktori legjendar i Hollywood, Chuck Norris, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur familja e tij në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas familjes, vdekja e tij ka qenë e papritur dhe ai ishte “rrethuar nga familja dhe njerëz të dashur”, duke shtuar se vdiq në paqe.

“Për botën, ai ishte një yll i arteve marciale, aktor dhe simbol i forcës. Për ne, ai ishte bashkëshort i përkushtuar, baba dhe gjysh i dashur, një vëlla i jashtëzakonshëm dhe zemra e familjes sonë,” thuhet në deklaratë.

Familja nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes, duke kërkuar privatësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB