“Po mora SPAK çoj në burg Berishën dhe Metën”, Monika Kryemadhi në “Top Story”: Altin Dumani ia premtoi SHBA-së
Monika Kryemadhi gjatë deklaratës së saj në “Top Story” ka folur për divorcin me Ilir Metën, si erdhi ky vendim për përfundimin e martesës së saj.
Ajo foli edhe për prapaskenat politike, si shihej ajo në LSI, sa mbështetej në atë parti, duke zbuluar kështu edhe disa detaje nga marrëdhënia me ish-partnerin.
“Janë dy momente të vështira për jetën time. Një ka qenë sëmundja se aty kuptova sa e brishtë jam dhe e dyta ka qenë divorci, ku kuptova sa e fortë jam. Vendos në një balancë mundësitë e tua. Mund të bëja viktimën, por vendosa të eci përpara. Nuk më shkon shumë roli i viktimës, sepse është false, unë kam luftuar gjithmonë. E shkuara ka të bukurat e saj, por ka edhe ato të këqija. Zhgënjehet shumë kur gjendet një kauzë e vogël për ta distancuar ose larguar. Në jetë çiftet kanë uljet dhe ngritjet e tyre, nuk e mendoja që politika do të sillte divorcin tim.
Unë kam qenë egoiste në arenë, por jo në familje. Janë ndarë gjithmonë njerëzit brenda partisë. Në pushtet ishin ata të Ilirit, ndërsa të mitë ishin ata që numëronin votat dhe ishin gjithmonë aty. Mora një parti ku ishin me deputetët e burrit, dhe ishin me ish-ministrat e burrit, kishte një grup parlamentar i cili ishte më shumë lidhje shpirtërore me Ilir Metën sesa me Monika Kryemadhin, ishte një parti e cila kur Ilir Meta vajti president u la përballë PD-së dhe PS-së.
Unë quhesha terroriste politike. Kjo pasi në takimet ndërkombëtare që bëheshin nga opozita, pasi deputetët që kishte LSI krijonte balanca. Më lutej, për të kaluar ligjin e magjistraturës. Ai ka qenë 0 i përfshirë, përveçse djegies së mandateve, ai ka qenë kundër, edhe për bojkotet që bënim herë pas herë. Do ta digjja vetëm unë ta digjja mandatin dhe më pas të tjerët do të prisnin sa të vinte Ilir Meta. Aksioni opozitar u la në mes të rrugë”, tha ajo.
Top Channel