Europa League/ Gola dhe dramë në Olimpico, Bolonja eliminon Romën
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, foli në “Top Story” për rritjen e çmimit të naftës, masat që janë marrë për këtë situatë të krijuar si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Ajo u shpreh se situata po monitorohet për të shmangur abuzimet, teksa sqaroi edhe përse kemi një diferencë çmimesh nga vendet e rajonit.
“E vërteta është që prej disa vitesh na është dashur të përballojmë kriza të ndryshme. Ne jemi siç kemi bërë me dije, po monitorojmë në bazë ditore luhatjet e çmimeve. Deri tani fatmirësisht rritjet e materialeve të karburantit, që në familjet shqiptare zë një peshë 3%, nuk është kryesorë në shportën e konsumit. Pesha e shportës është publike në të dhënat e INSTAT, ku janë peshat e produkteve të shportës. Është edhe një analizë që e patëm bërë në 2022.
Të fusnim një mekanizëm në ligj, atë të krijimit të bordit të transparencës. Dua të flas për diferencën e çmimeve me vendet e rajonit. Është niveli i taksimit shkak i diferencës. Ata tregtojnë karburantin me nivelin e bursës, vjen diferenca e çmimit nga niveli i taksimit. Në kushte normale zë rreth 54% të çmimit të tregtimit.
Taksën e qarkullimit e kemi treguar që në Shqipëri paguhet në pikat e tregtimit, për litër. Vijojmë të mbajmë në fuqi taksimin për litër pasi nëpërmjet kësaj politike ata që konsumojnë më shumë paguajnë më shumë. Ministria ka nisur një task-forcë që po monitoron abuzimet në treg, por deri më tani nuk ka pasur një abuzim me çmimet”, tha Ibrahimaj.
Top Channel