Shtrohet me urgjencë në spital aktori i njohur Chuck Norris, çfarë ndodhi me yllin 86-vjeçar të filmave aksion

19/03/2026 23:00

Aktori i njohur Chuck Norris është dërguar me urgjencë në një spital në Hawaii, pas një emergjence mjekësore.

Ylli 86-vjeçar i disa serialeve është dërguar në spital, por ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e problemeve të shëndetit të tij.

Sipas raportimeve emergjenca mjekësore ndodhi në 24 orët e fundit ndërsa ai ndodhej në ishullin Kauai.

Norris festoi ditëlindjen e tij të 86-të në fillim të këtij muaji.

I njohur për fansat në mbarë botën si ylli i filmave aksion si “The Hitman”, “The Delta Force” dhe “The Colombian Connection”, Norris ka luajtur gjithashtu në “Missing in Action”, “Firewalker” dhe “Sidekicks”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB