Europa League/ Gola dhe dramë në Olimpico, Bolonja eliminon Romën
Monika Kryemadhi ka zbuluar në “Top Story” një detaj, sipas saj premtim që ish-kreu i SPAK, Altin Dumani i bëri SHBA-së pasi mori detyrën në 2022.
Kryemadhi deklaroi se Dumani i premtoi Juri Kim, asokohe ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, që do të arrestonte Sali Berishën dhe Ilir Metën.
“Altin Dumani e ka marrë çështjen në 2018, me idenë dhe propozimin e famshëm që unë do ta çoj Ilir Metën në burg, ju duhet të më bëni kryetar të SPAK. Ju e dini shumë mirë që në 2019 kur filloi historia, ishte beteja mes Altin Dumanit dhe Arben Krajës.
Më pas ai u tërhoq dhe u zgjodh Arben Kraja. Pastaj në 2022, kur Altin Dumani ka ardhur në krye të SPAK, një nga premtimet që i është bërë Juri Kim ka qenë ideja për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Pasi ka qenë ideja e famshme që drejtuesi i opozitës do të bëhej Lulzim Basha, ndërsa i maxhorancës do të ishte Erion Veliaj. Kjo ka qenë si një strategji politike, që duke u arrestuar Berisha me Metën automatikisht do të largohej edhe Rama, trekëndëshi i famshëm i Bermudës”, tha Kryemadhi.
Top Channel