Juventus synon vendin e katërt në kampionat që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm dhe kështu po vijon punën për të revolucionarizuar skuadrën e Luciano Spalletit.

 Në mënyrë të veçantë, klubi bardhezi po tregohet i vëmendshëm ndaj merkatos së futbollistëve që janë drejt skadencës së kontratave të tyre dhe që mund të largohen me parametra zero dhe mes tyre përvec Celik dhe Leëandoëski, situatat e të cilëve po monitorohen nga afër, janë edhe Leon Goretzka(Bayern), Franck Kessié (Al-Ahli) dhe sidomos Bernardo Silva që në fund të sezonit do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Sipas gazetarit të specializuar të merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, Juventus ka hyrë në kontakte me agjentin e Bernardo Silvas, Jorge Mendes, por Juventusi nuk është i vetmi klub që është i interesuar për futbollistin portugez që u transferua te Citizens para 8 vitesh duke shënuar 76 gola e dhënë 77 asist në 448 ndeshje me klubin anglez

Ashtu si në rastin e Leëandoëskit, edhe për Bernardo Silva pengesa më e madhe është paga e futbollistit me luzitanin që aktualisht përfiton 10 milionë euro neto në sezon. Por ashtu si në rastin e polakut, do të jetë pikërisht Bernardo Silva ai që do të bëjë zgjedhjen e tij duke vendosur nëse do të vërë në plan të parë aspektin ekonomik apo atë sportiv duke qëndruar në Evropë por me një pagë më të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB