Vazhdojnë të dëgjohen sirenat e alarmit në Kombëtaren shqiptare përsa i përket sulmit në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme me Poloninë për playoffin e Botërorit të këtij viti.

Trajneri Sylvinho përveç Rey Manajt, humbet edhe shërbimin e Mirlind Dakut pët këtë ndeshje me sulmuesin 28 vjeçar që po vuan një dëmtim që e detyron të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth një muaj.

Është ky një lajm që e bën trajnerin e skuadrës kuqezi me dhimbje koke teksa i duhet të mendohet mirë për të bërë zgjedhjet e duhura për këtë përballje me polakët përsa i përket repartit të sulmit.

Në fakt, trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën e të grumbulluarve ditën e shtunë, kur do të japë edhe konferencën e tij për shtyp me këtë rast. Grumbullimi i kombëtares shqiptare për sfidën me Poloninë do të nisë të hënën e 23 marsit, ndërkohë që ndeshja e parë e playoffit do të luhet në 26 mars në Varshavë. Në 31 mars kuqezinjtë do të luajnë edhe sfidën tjetër, atë ndaj skuadrës fituese apo humbëse që do të dalë nga çifti Ukrainë-Suedi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB