Federata Iraniane e Futbollit: “Po bojkotojmë SHBA-në, jo Kupën e Botës.”
Raundi i 16-tës i Conference League solli spektakël, surpriza dhe konfirmime. Tetë skuadra sigurojnë vendet e tyre në çerekfinale.
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Holanda. AZ Alkmaar fitoi 4-0 ndaj Sparta Prahës dhe kualifikohet, ndërkohë që çekët u larguan me kokën ulur pas dy ndeshjeve. Pak më herët, në orën 18:45, AEK i Athinës konfirmoi kalimin edhe pse humbi 2-0 ndaj Celje-s, kjo falë fitores 4-0 në ndeshjen e parë. Fiorentina kaloi Raków me 2-1, ndërsa Mainz dhe Sigma Olomouc e mbyllën me shifrat 2-0, kështu gjermanët kualifikohen falë avantazhit nga ndeshja e dytë, ndërkohë që ndeshja Crystal Palace-AEK Larnaca mbaroi 1-1 për 90 minuta dhe në shtesë anglezët fituan me shifrat 2-1.
Ora 21:00 solli ekuacione të mëdha. Shakhtar Donetsk humbi 1-2 sot por kaloi më tej falë fitores 3-1 ndaj Lech Poznanit në takimin e parë, Rayo Vallecano gjithashtu humbi 0-1 sot, por falë fitores së takimit të parë 3-1, eliminoi Samsunspor-in, Strasbourg kaloi Rijekën me rezultatin e prërgjithshëm 3-2.
Çerekfinalet janë caktuar tashmë nga shorti i Nyon-it. Lech Poznan do të përballet me AZ Alkmaar, Crystal Palace takohet me Fiorentinën, Rayo Vallecano do të sfidojë AEK-un e Athinëa, ndërsa Mainz përballet me Strasbourg-un. Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen më 9 prill, me kthimin më 16 prill, dhe finalja do të zhvillohet më 27 maj 2026 në Red Bull Arena të Lajpcigut.
Top Channel